Rama Te zgjedhim Presidentin

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama thotë se në takimin e së dielës
me Kryeministrin Sali Berisha do të bisedojë për gjetjen e një emri
konsensual për President.
Ne nje interviste per Top Channel, zoti Rama thote se kreu i ardhshem i shtetit nuk duhet te jete as noter i Partise Demokratike dhe as noter i Partise Socialiste. Sipas Rames, nese gjendet konsensus per Presidentin, atehere me pas do te zgjidhen edhe çështjet e tjera. (Intervisten e plote me kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama, ne prag te takimit me kryeministrin Sali Berisha dhene gazetarit Muhamed Veliu do ta lexoni ne www.top-channel.tv, ne oren 19:30)
Zgjedhja e presidentitBerisha: Rama do pazare Berisha-Rama, takim natën Presidenti, takim Rama-Idrizi
Top Channel: Zoti Rama si u arrit dakortësia për t'u takuar të dielën me Kryeministrin Berisha?
Edi Rama: S'ka asgjë të posaçme, kemi marrë ftesën për takim dhe e kemi pranuar. Sigurisht është e vonuar por më mirë vonë se kurrë.
Top Channel: Takimi do të jetë ekskluzivisht për cështjen e Presidentit apo do të diskutohen edhe 3 çështje të tjera që PS ka propozuar?
Edi Rama: Pak ditë më parë qoftë unë qoftë kryeministri kemi marrë një letër nga Komisioneri për Zgjerim Stephan Fyle, dhe në atë letër praktikisht trajtohen pikat për të cilat ne kemi kërkuar që të ketë tryezë dhe që te ketë përpjekje për t'i zgjidhur të gjitha së bashku por sigurisht një e nga një. Ndërkohë që padyshim që në takimin e së dielës do të dikutohet pika që është në rendin e ditës së Parlamentit ajo që lidhet me zgjedhjen e një Presidenti, i cili sipas nesh dhe miqve dhe partnerëvë ndërkombëtar, por edhe vetë aspiratës së opinionit publik duhet të jetë konsensual.
Top Channel: Cilat janë pritshmëritë tuaja nga ky takim?
Edi Rama: Sigurisht që ne shkojmë në takim me vullnetin e plotë për t’i dhënë zgjidhje çështjes së zgjedhjes së presidentit apo presidentes së re të Republikës dhe kjo do të thotë, që prishmëria jonë është që përmes dialogut dhe konsultimit mund të dakortësojmë për modalitetet e padyshim edhe për një emër të përshtatshëm, i cili duhet të jëtë emri i një personaliteti publik që të mos jetë një noter partiak, as i PD dhe as i PS.
Top Channel: Një dakortësi e gjetur midis jush të dielën, mund të përkthehet, si pasja e një presidenti të ri të republikës të hënën?
Edi Rama: Kjo do ishte padyshim më e mira që mund të ndodhte dhe për sa na takon ne do të bëjmë çdo përpjekje e do të shprehim vullnet që më e mira të bëhet.