E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Tirana, prova për punën që do të bëjë qeveria socialiste pas 23 qershorit

Tirana do të jetë prova e parë e cilësisë së qeverisjes socialiste pas 23 qershorit. Kështu deklaroi lideri i selisë rozë ndërsa zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të Unazës së re në Tiranë.

Kreu i PS, Edi Rama, garantoi komunitetin e asaj zone se do të luftojë natë-ditë për të çuar ujin në çdo banesë.

Nuk kam dëshirë të flas për vetën, por po të dhuroj kopjen e programit që ta shohësh në detaje. E kemi ndërtuar për të zgjidhur problemet elementare. Nuk është një program për tju treguar përralla, për tju marrë votën dhe pastaj për tju kthyer kurrizin. Me ekspertë vendas dhe të huaj kemi arritur në ato konkluzione. Unë e kam bërë një punë për të cilën jam krenar, le të thonë çfarë të duan. Tiranën nga një rrëmujë me plehra e me kioska e ktheva në formën e një qyteti dhe të një kryeqyteti evropian. Po të marr vetëm një çështje, që nuk e them asnjëherë se me vjen turp. Çështjen e ujit. 20 vjet në fushatë do tju sjellim ujë, sikur do sjellin ar nga hëna. Uji është këtu. Kudo ku shpon ka ujë. Pyetja është pse e kanë penguar ujin që të vijë se uji është këtu. Betejën për të çuar ujë në çdo shtëpie e parcelë do ta kemi betejë ditë e natë, deri kur të mbarojë kjo histori tha ai.

Në bashkëbisedimin me banorët, Rama sulmoi taksën e sheshtë të PD, të cilën e cilësoi taksën e rrjepjes së popullit. Ai i siguroi banorët se qeveria socialiste do të ulë taksat për 95% të shqiptarëve, do të lehtësojë bizneset e vogla dhe to ti japë zgjidhje çështjes së legalizimeve.

Taksa e sheshtë është taksa e rrjepjes së zotit. Nuk është siç thotë ai, që është njëlloj, është e kundërta që mësuesja të paguajë më shumë taksa se Saliu. Ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël dhe nga kjo do përfitojë dhe socialisti dhe demokrati. Nga ky përfitim çfarë do bëjë demokrati, do shkojë të votojë për të mbajtur në punë Saliun dhe do vazhdojë të paguajë taksa derisa ta mbylli dyqanin, apo do shkojë të votojë për PS që do ti heqë taksën. Programi ynë është një program që bashkon. Është një program që ul taksat për 95% të shqiptarëve. Nëse nisesh nga qenia jote qytetar, voton programin e rilindjes, nëse nisesh nga qenia anëtar i PD vazhdo mbaj Saliun në qafë dhe në qafë paç veten. Numri 29 është numri i çlirimit, të çlirojmë edhe Berishën nga antiplumbitheksoi Rama.
Lidhur me transportin, Kryesocialisti tha se qëllimi i qeverisë socialiste është që të ketë transport kudo ku ka më shumës e 20 minuta në këmbë.

Në përfundim kreu i PS-së ftoi banorët që të dyfishojnë dhe të blindojë votën e tyre të 23 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›