Rama Tre ligjet pasi te vendoset drejtesi per Fierin
17-korrik-Rama_WEB.jpg)
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaron se opozita do të votojë
tre ligjet e mbetura pezull në Kuvend, vetëm pasi të zhbllokohet cështja
e qarkut të Fierit.
Në mbledhjen e grupit kuvendor socialist, Rama ka theksuar se opozita është e gatshme të diskutojë për përmirësimin e drafteve ekzistues dhe të votojë 3 ligjet e kërkuara, por më parë duhet vendoset drejtësi me mandatet për qarkun e Fierit.
“Ritheksoj se jemi të gatshëm të marrim pjesë në diskutimin për përmirësimin e drafteve ekzistuese dhe t’i votojmë këto në momentin që mandati i marrë nga zgjedhjet e majit të shkuar, për administrimin e qarkut të Fierit, do të shkojë në duart e atyre që populli i Fierit i ka përcaktuar si fitues”- tha Rama. Sipas tij, nuk mund të flitet për përmirësim të kuadrin ligjor kur një vendim i Gjykatës së Lartë nuk zbatohet nga qeveria.
“Ne jemi të gatshëm të përmirësojmë kuadrin ligjor, mbi të cilin vepron Gjykata e Lartë, por refuzojmë të marrim pjesë në një makijazh, teksa një vendim i Gjykatës së Lartë nuk zbatohet nga ana e qeverisë. Vendimi është i qartë, i prerë. Me tu zbatuar ai vendim ne padyshim do të përfshihemi në diskutimin dhe miratimin e draftit për Gjykatën e Lartë”, tha Rama.
Ndërsa për reformën parlamentare, Rama theksoi se opozita do t’i votojë ndryshimet, kur mazhoranca të pranojë trajtimin e barabartë të shumicës dhe pakicës në sallë. “Sa të pranohet kjo do ta votojmë edhe reformën parlamentare”, u shpreh Rama.
Më herët kreu i PS-së është ndaluar në programin zyrtar të qeverisë për 100-vjetorin e pavarësisë, duke e cilësuar mediokër, pa asnjë vizion dhe shije evropiane. Sipas tij, me ketë program shfaqen dita-ditës edhe shenja të korrupsionit të qeverisë.
“Programi i kremtimit të festës së 100-vjetorit, programit zyrtar, një program tërësisht mediokër pa asnjë vizion dhe shije europiane, krejt i padenjë për këtë moment historik kaq të rëndësishëm që është edhe një shans i jashtëzakonshmën për të kremtuar duke vështruar në të shkuarën dhe duke projektuar të ardhmen. Programi është me nota vulgariteti të së shkuarës dhe ditë pas dite shfaqen edhe shenjat e korrupsionit në procesin e jetësimit të këtij programi. Sot është bërë publik edhe shqetësimi i një zyrtari të lartë të qeverisë lidhur me 1 milionë euro që i adresohen 3 koncerteve për festimet e 100-vjetorit dhe në përpjekje për t'i shfrytëzuar ato si një oportunitet korrupsioni”, u shpreh Rama.