E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama U hap rruga per konsensus

Kryetari i PS, Edi Rama në deklaratë për shtyp të mbajtur pasditen e së premtes lidhur me çështjen e presidentit, ka vlerësuar me nota negative djegien e raundit të tretë, ndërsa nga ana tjetër ka shprehur gatishmërinë e opozitës për konsensus pas tërheqjes së Xhezair Zaganjorit.

“Seanca e paradites së sotme, e shoqëruar me retorika të papërshtatshme, dhe djegia e raundit të tretë nuk ishin një ogur i mirë për raundin e katërt”, ka deklaruar Rama, duke shtuar:

“Tërheqja e kandidatit jokonsensual hap rrugën e konsensusit dhe i jep opozitës mundësinë për të konfirmuar qëndrimin e saj”.

Lideri i opozitës është shprehur i gatshëm të të japë konsensusin për një kandidaturë, që sipas tij Tërheqja e kandidatit jokonsensual hap rrugën e konsensusit dhe i jep opozitës mundësinë për të konfirmuar qëndrimin e saj

Edi Rama
Kryetar i Partisë Socialiste duhet identifikuar përmes një dialogu gjithëpërfshirës.

“Nëse çdo palë ka të njëjtin vullnet, atëherë janë të gjitha mundësitë që kështu të ndodhë dhe zgjedhja e presidentit me konsensus të kthehet në një shprehje e aftësisë së Shqipërisë për të ecur drejt statusit të kandidatit”, ka theksuar Rama.

Lideri i opozitës ka siguruar atë të mazhorancës se, opozita në këtë proçes ka vetëm një interes, prioritetin e Shqipërisë më 11 tetor në Bruksel.

“Kemi vetëm një qëllim, një kandidaturë që të marrë konsensus sa më të gjerë në Kuvendin e shqipërisë, pa lejuar që Shqipëria të ndodhet mes të panjohurave, në rast mbetjeje në provimin e vjeshtës, për herë të tretë brenda vitit”, ka thënë Rama.

“Të bëjmë që Shqipëria, me mbështetjen e presidentit të ri, t’i drejtohet familjes evropiane para përfundimit të sesionit parlamentar për ta marrë statusin e kandidatit. Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim mbanë kësaj çështjeje komplekse”, ka vijuar ai.

Rama me aleatët: Tani kandidati nga opozita

Pak më herët kreu i PS zhvilloi një takim me aleatët, ku u diskutua pikërisht për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, duke folur pas takimit nënvizoi se e drejta e propozimit të kandidatit tashmë i takon opozitës.

“Berishës s’i lejohet më propozimi nëse flitet për konsensus. Tani të drejtën e propozimit të kandidatit e ka opozita”, deklaroi Ngjela.

Ngjela, partia e të cilit nuk përfaqësohet në Parlament, vijoi duke nënvizuar se, opozita është në funksion të konsensusit, siç është kërkuar dhe nga ndërkombëtarët. 

Zgjedhja e presidentit
Presidenti, Zaganjori: Tërhiqem nga gara
Meta rikthekson mbështetjen për Zaganjorin
Rama: Shumë pranë konsensusit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›