E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Ujësjellësi i ri në Patos do të garantojë furnizim pa ndërprerje

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Puna për ndërtimin e ujësjellësit të ri të Patosit po vijon me ritme të larta.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna që po kryhet në këtë kantier.

Rama theksoi se ky investim do të garantojë furnizim me ujë të pijshëm pa ndërprerje për banorët e qytetit dhe fshatrave përreth.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve po vijon investimet në gjithë vendin për të garantuar furnizim më të mirë me ujë të pijshëm për qytetarët.

/m.m/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›