E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Ura e Gimajve në Shkodër lehtëson aksesin për banorët dhe turistët

TIRANË, 13 qershor  /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Ura e Gimajve në Bashkinë e Shkodrës.

Kryeministri u shpreh se kjo është një tjetër vepër e përfunduar që lidh fshatrat Gimaj dhe Nenmavriq me rrugën kryesore.

Rama nënvizoi se Ura e Gimajve lehtëson aksesin për familjet e të dy fshatrave.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se ura krijon edhe një kusht të nevojshëm për eksplorimin e asaj zone të bukur nga vizitorët e turistët.

Qyteti i Shkodrës por edhe fshatrat rrethe e qark kanë njohur investime të rëndësishme si në funksion të cilësisë së jetës së banorëve por edhe me synimin e tërheqjes së vizitorëve të huaj ndërsa vendi përjeton bum turistik.

Zona e Shkodrës është ndër më të vizituarat nga turistët e huaj për trashëgiminë por edhe për peizazhet e mrekullueshme natyrore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›