Rama Vendi pa strategji ekonomike

Kryetari i PS, Edi Rama ka mbledhur pasditen e së mërkurës tryezën për strategjinë e zhvillimit, ku e ka vënë theksin tek skenari sipas tij ogurzi ku ka hyrë ekonomia shqiptare.
“Rritja ekonomike për vendin këtë vit parashikohet të jetë 0.8 për qind. Ndryshe nga shumica e ekonomive botërore, që e pranuan krizën në kohë dhe morën masa, Shqipëria po hyn tani në skenarin e parashikuar prej nesh”, ka deklaruar Rama.
Ai është shprehur se, duke parë dobësinë e ekonomisë shqiptare, e paintegruar tek qytetarët, sot vendi ndodhet në një pozicion shumë të dobët.
“Sot ekonomia shqiptare ka ngecur, sepse modeli i zgjedhur për ta zhvilluar atë dhe vendin është një model pa largpamësi. Është modeli i shfrytëzimit të burimeve dhe pasurive të vendit në mënyrë barbare”, ka theksuar Rama.
Sipas tij, do të jetë e vështirë për ta rimëkëmbur ekonominë, sepse Shqipëria aktualisht nuk ka një plan kombëtar për rekuperimin e saj.
“Nuk ka përgjigje për asnjë investim strategjik për turizmin. Problemet e pronës duhet të jenë qartësisht të zgjidhura. Njësive vendore u mungon bashkëpunimi mes tyre”, ka thënë më tej Rama.
Pasditen e së hënës PS mblodhi tryezën për politikat fiskale, ku Rama deklaroi se politika, sipas tij, e gabuar e qeverisë solli rritje zero të ekonomisë.
Një tjetër pikë e prekur nga lideri i opozitës gjatë kësaj tryeze ishte propozimi për taksën progresiste, për të cilën ai i bëri thirrje qeverisë që ta miratojë sa më parë.