Rama: Zgjedhje të parakohshme nëse Berisha nuk hap kutitë

Tiranë, 23 nëntor NOA Largim të qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme do të kërkojë populli nëse kryeministri Sali Berisha nuk hap kutitë.
Kështu është shprehur sot kreu i socialistëve, Edi Rama gjatë një deklaratë për shtyp ku ka shtuar se në rast se Berisha refuzon të hapë rrugë hetimit të plotë të zgjedhjeve, atëherë do të nis faza e re e aksionit opozitar.
Berisha do të detyrohet të dorëzohet para popullit në rast se nuk do t'i hapë kutitë për të parë votën dhe për të shpëtuar nga zgjedha e zgjedhjeve të deformuara dhe të kontestuara", theksoi Rama.
Sipas Ramës, lëvizja popullore demokratike është shprehje e vullnetit të lirë dhe ska lidhje me format e degraduara të revoltës qytetare.
k.k/NOA