E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama akuza Kryeministrit: Presion mbi punonjësit e shtetit për të votuar PD

Partia Socialiste është ndalur sot në qarkun e Elbasanit ku ka prezantuar skuadrën e Rilindjes për garën e 23 qershorit.

Kreu i selisë rozë , Edi Rama, në fjalën e tij ka lëshuar akuza të ashpra nda mazhorancës se po ushtron presion dhe terror tek të gjithë punonjësit e administratës për ti marrë pas vetes në fushatat elektorale, sikundër më pas për tu marrë dhe votat.

Dua të them dy fjalë për presionet që po rriten mbi administratën, ku pushteti i kërcënon si skllevër. Mbi gjithë rrogtarët e shtetit po bëhet një presion kriminal për ti detyruar ti bashkohen fushatës me qëllim që të marrin votën. U themi të gjithëve mos u përulni, ruajeni vendin e punës por mos u përulni. Zotohemi se çdo drejtor i çdo pjese të shtetit që është ose do angazhohet për të ushtruar terror te rrogtarët do dalë para ligjit pas 23 qershorit tha Rama.

Ndërsa premtoi se ky makth në radhët e punonjësve të shtetit do të marrë fund pas 23 qershorit, Rama nënvizoi se krahas presioneve në administratë ka nisur dhe një valë gjobash, ku garantoi se me qeverisjen socialiste nuk do të njihet asnjë e tillë e vendosur përgjatë këtyre katër muajve të fundit.

Nuk do ketë më rrogtarë të shtetit që do vihen në presion për arsye të bindjeve të tyre politike. Ne vimë përpara popullit me premtin solem që ti japim vendit dhe qytetarit lirinë për të menduar cfarë të dojë, për të thënë atë që mendon, për të jetuar me punën e tij, për të bërë biznes dhe mos u kërcënuar për shkak të bindjeve të tij. Pas 23 qershorit Shqipëria do marrë frymë lirisht. Ashtu si presionet po shtohet dhe vala e gjobave, që nga fshatarët që jetojnjë me drutë e pyllit deri te biznesmenët dhe sipërmarrësit e mëdhenj. Nuk do njohim asnjë gjobë që është vendosur katër muajt e fundit para 23 qershorittha më tej ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›