Rama akuzon ashpër gjyqtarin: Hoqi masën e sigurisë për një pallat pa leje. Institucionet e pavarura, inekzistente

Kryeminisitri Edi Rama ka denoncuar publikisht një tjetër rast që sipas tij është abuzim në sistemin e drejtësië. Në një komunikim live në facebook, kreu i qeverisë foli për rastin e gjyqtarit Hazbi Balliu, duke theksuar se ka marë vendim në favor të abuzuesve dhe kundër shtetit.
“Rrugës na del edhe ndonjë si një gjykatës i pacipë që mer masë sigurie për nje pallat të tërë të ndërtuar pa leje që tani është kthyer në godinë shtetërore e kadastrës e cila duhet të largohen nga godina ekzituese se ishte godinë me rerezik që nga tërmeti dhe u sistemua, tani del ky tipi që vë mas siguire për ata që kanë ndërtuar komplet pa leje, që është një krimë dhe një vepër penale”
Më herët në një status në facebook, kreu i qeverisë kërkoi llogari për këtë rast nga iinstitucionet e pavarura të gjyqësorit
“Pyetja që rilind në vend të ulërimës së revoltës edhe në këtë rast është, ku janë institucionet e pavarura të qeverisjes së gjyqësorit e të kontrollit të këtyre shpërdoruesve të pavarësisë së drejtësisë, të cilat prej kohësh po provojnë inekzistencën e tyre në raport me abuzime ulëritëse prokurorësh e gjykatësish të çdo niveli?”
Nga kjo e premte, në akset kombëtare nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, ndërsa në dizpozicion të denoncimeve do të vendoset edhe një portal I titulluar ‘Hapësira ime’
““Sot është 1 gusht, ka skaduar afati për heqjen e rraqeve buzë rrugëve kombëtare dhe nga sot do fillojë hap pas hapi ndërhyrja e forcave përkatëse të kontrollit me territorin. Ambicia jonë është që të jemi kampionë të Ballkanit në Turizëm.”
Kreu i qeverisë u bëri një ftesë edhe të gjithë atyre që posedojnë parkingje të paligjshme të pajisen me lje edhe të ndërtojnë parkimet me kate, ndërsa pronarët e bizneseve që kanë zaptuar pronën publike e që bëjnë rezistencë, ndëshkimi do të jetë i paimagjinueshëm.
/vizionplus.tv