Rama batuta për Luçiano Boçin nga Elbasani: E dëgjoja dhe kënaqesha, ai si Koçi me okllai në dorë
Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në qytetin e Elbasanit, si pjesë e turit të falenderimeve që ka nisur pas fitores së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Nga ky qytet, Rama ka kërkuar që kryebashkiakët e rinj të mos i diferencojnë qytetarët në bazë të bindjeve politike.
“Nuk e dimë kush nuk na ka votuar”, tha Rama, “i vetmi që di unë është ai me okllai në dorë”.
Duke thumbuar kandidatin kundërshtar në Elbasan, Luçiano Boçin, Rama tha e dëgjonte gjatë gjithë kohës se çfarë thoshte, mesa duket për t’u argëtuar.
“Gdhihen nga një makth dhe fillojnë e bërtasin, akuza, sepse ata nuk e dinë se çfarë rrjeti kapitali njerëzor të shtrirë në të gjithë Shqipërinë, është Partia Socaliste. Ata nuk duan ta shohin atë që në 14 maj e panë edhe shumë, që vota e 14 majit ishte një votë që duhej vendosur me mendje, jo me zemër. Një pjesë që në 14 maj vendosi të qëndrojë në shtëpi dhe të mos e ndyjë dorën. Menduan si patriotë, por edhe me interesin e tyre si prindër që duhet të çojnë fëmijët në kopshte dhe shkolla.
Bashkitë dhe ju që keni dalë nga vota e 14 majit, duhet të bëni çmos që njerzillikun t’ja ktheni njerëzve 100%. Unë dëgjoja atë kudo ku isha dhe kënaqesha. I thosha Damianit, më dërgo çfarë thotë mo vlla. Ai si i dalë nga arkivat e Kinodtudios. Me okllai në dorë, si Koçi me okllai në dorë”, deklaroi Rama.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
