E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama bën ndryshime në qeveri, lirohet nga detyra zv/ministrja e Shëndetësisë, ja nga kush do pasohet

Është liruar nga detyra zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Vjollca Braho.

Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Alma Demiraj. Ajo do të zëvendësohet nga Niko Hysa, i cili është fizikant në profesion.

Braho e mbante këtë detyrë prej nëntorit të 2021, kur zëvendësoi Albert Nikollën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›