E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama dhe Balluku takohen me presidentin e Azerbajxhanit, firmoset marrëveshja për gazifikimin e Korçës

Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takuan me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Ata nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgazit dhe kompanisë shtetërore të naftës në Azerbajxhan, SOCAR, për zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit të qytetit të Korçës.

“Baku, Azerbajxhan – Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara për krijimin e kompanisë së përbashkët publike të energjisë, u zhvillua takimi me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ku nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgazit dhe kompanisë shtetërore të naftës në Azerbajxhan, SOCAR, për zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit të qytetit të Korçës, për të cilën janë kryer studimet paraprake e do të nisë puna për projektin e detajuar inxhinierik”, shkruan Rama në Facebook.

Ndërkohë, zv/kryeministrja Balluku tha se projekti do të nisë në vitin 2025 dhe e cilësoi një lajm të mirë jo vetëm për Korçën, por për të gjithë Shqipërinë. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›