Rama dhe Erdogan inaugurojnë nesër xhaminë e Madhe të Tiranës

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë nesër një vizitë në Tiranë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të vendit, si dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Xhamisë së Madhe të Tiranës ose siç njihet e Namazgjasë.
Burime për mediet, bëjnë të ditur se bashkë me Kryeministrin Edi Rama, Presidenti Erdogan do të jetë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Madhe në Tiranë.
Sipas axhendës së publikuar në medie, vizita e Presidentit Erdogan do të nisë me një takim kokë më kokë me presidentin Begaj, për të vijuar me mbledhjen e Këshillit të Bashkërendimit të nivelit të lartë dhe ceremoninë e firmosjes së marrëveshjeve.
Po ashtu pritet një deklaratë për mediet e Presidentit Erdogan dhe Kryeministrit Edi Rama.
Xhamia në qendër të kryeqytetit, e konsideruar si më e madhja në Ballkan është veshur me flamujt e Turqisë dhe Shqipërisë, e pas inaugurimit do të jetë e hapur për të gjithë besimtarët myslimanë. Xhamia e Madhe e Tiranës, foto: Arbi Fortuzi 1 nga 12 /m.m/j.p/