Rama dhe Hoti sot ne Samitin e Sofies

Dita e sotme shënon një moment të rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor pasi do të zhvillohet Samiti i Sofies në Bullgari, i cili është vazhdimësi e procesit të Berlinit, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama.
Pjesë e këtij samiti do të jetë dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe kryeministri i Shqiperise Edi Rama.
Tema e Samitit të Sofjes është Tregu i Përbashkët Rajonal – Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian.
Për shkak të pandemisë me COVID 19, takimi do të jetë virtual dhe Republika e Kosovës do të marrë pjesë mbi bazën e të barabartëve.
Në Samitin e Sofjes marrin pjesë: kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe burrështetas të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.
.Për shkak të pandemisë COVID-19, takimi do të jetë virtul. Sakaq në Samit do të marrin pjesë Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi dhe liderë të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.