Rama dhe Ministrja Ibrahimaj thirrje shqiptarëve: Investoni në Bono Thesari dhe obligacione, zero rrezik

Qeveria fton qytetarët që të investojnë në bono thesari dhe obligacione.
Rritja e normës së interesit si pasojë e krizës së inflacionit dhe nevojës për të rritur të ardhurat në buxhet qeveria i kërkon qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi investimi për të rritur përfitimet e tyre.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Rritja e normave të interesit është një avantazh për të gjithë ata që investojnë në bonot e thesait dhe në obligacione që janë me risk zero, duke paguar një komisionin shumë më të vogël se çfarë ofrojnë bankat e nivelit të dytë.
Gjashtë sportele të Bankës së Shqipërisë do të jenë në shërbim të qytetarëve në bashki të ndryshme të vendit për të tregtuar bonot e thesarit dhe obligacionet që ofrohen me një normë interesi më të lartë në krahasim me bankat tregtare.
DELINA IBRAHIMAJ
MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE
Nëse bonot e thjesarit tre mujore deri në vitin 2012 kishin një normë interesi 1 për qind, sot kanë një normë interesi 2.78 për qind. Nëse bonot e thesarit deri në vitin e kaluar kishin një normë interesi mjaft të ulët, sot kanë një nomrë interesi 5.74 për qind.
Kur qytetarët përballen me një çmim të lartë të karburanteve, kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaruan se çmimi i përcaktuar nga bordi i transparencës është jo abuziv.
DELINA IBRAHIMAJ
MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE
Unë i’u sfidojë ju dhe këdo tjetër të vërtetojë ato që mediat që kanë thënë. Ne përdorim çmimin platss SP dhe mbi atë çmim aplikojmë marzhet e fitimit, taksat dhe një element shumë i rëndësishëm është ecuria e kursit të këmbimit.
Protestën e opozitës në 12 nëntor, kreu i qeverisë e quajti një grumbullim militantësh dhe non-gratash që kërkon vetëm pushtet. Edi Rama bëri me dije se së shpejti të dhëna të reja do të dalin për financimet ruse në një tjetër parti politike, përveç asaj demokratike.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Fjalët e mija gjithnjë dalin, siç keni pasur rastin ta vini re, sepse unë nuk hedh fall, unë kur flas e di mirë se çfarë them.
Ndaj qeverisë britanike ka të njëjtin qëndrim. Pas etiketimeve të emigrantëve shqiptar si kriminele nuk qëndron asgjë tjetër, përveç interesit elektoral të një qeverie, e cila ka dështuar në politikat e saj për emigracionin – tha Edi Rama.