E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama drejt rikandidimit zbardhen emrat per Tiranen

TIRAN - Sa me shume i afrohemi zgjedhjeve te 8 majit aq me afer eshte kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama njeheresh lider i opozites drejt rikandidimit per nje mandat te katert. Kete gje e ka konfirmuar edhe koordinatori i socialisteve Erion Veliaj i cili sqaron se nje rikandidim i Rames do te jete me i mundshem ne kushtet kur opozita e Bashkuar i shikon keto zgjedhje me shume si politike sesa lokale.


Per te ky rikandidim do te ishte opsioni me i mire perballe Lulzim Bashes kandidature e cila pritet te perfaqesoje demokratet ne keto zgjedhje. Per sa i perket strategjise se Opozites se Bashkuar per zgjedhjet e 8 majit koordinatori i socialisteve se qellimi i cdo aksioni politik eshte largimi i qeverise. Ai sqaron se do te perdoret cdo mjet demokratik per te larguar kryeministrin Berisha nga zhvillimi i protestave deri ne fitoren e zgjedhjeve 8 majit.

Krahas rikandidimit te kryesocialistit qe ende nuk eshte zyrtarizuar kane dale dhe emrat qe perfliten per te garuar per njesite bashkiake. Lista e kandidateve per njesite ne kryeqytet sa vjen dhe ngushtohet. Duke qene se Tirana merr nje vemendje te vecante ne zgjedhjet qe priten te zhvillohen me 8 maj kandidatet e perfolur kane qene te shumte. Per shume zona si njesia bashkiake numer 1 4 9 10 11 zyrtarizimi i kandidaturave mbetet vetem nje proces formal.


Nga ana tjeter deputetet e kryeqytetit po zhvillojne takimet e fundit me organizatat socialiste ne seline zone per te marre mendimin mbi kandidaturat qe qarkullojne. Kryetaret e njesive bashkiake aktuale qe qeverisen nga socialistet me shume gjasa do te shkojne drejt rikandidimit. Ndersa zyrtarizimi mbetet nje proces qe do te behet shume shpejt shtabet elektorale jane ngritur bashke me to dhe grupet e patronazhisteve qe do te zhvillojne fushaten per zgjedhjet e 8 majit.


Lista e emrave per kryeqytetin

Bashkia Tirane Edi Rama
Njesia bashkiake nr.1 Lindita Nikolla
Njesia bashkiake nr.2 Adi Boletini / Artenon Cukalla / Kujtim Nanaj
Njesia bashkiake nr.3 Ilir Fajenga / Ridvan Kraja
Njesia bashkiake nr.4 Vaid Kalja
Njesia bashkiake nr.5 Jeta Seitaj / Mehdi Pogace / Bledar Doracaj
Njesia bashkiake nr.6 Ne diskutim
Njesia bashkiake nr.7 Pandeli Sara
Njesia bashkiake nr.8 Gerta Lubonja / Kujtim Ibraj
Njesia bashkiake nr.9 Armand Halebi
Njesia bashkiake nr.10 Enada Alikaj
Njesia bashkiake nr.11 Naim Asllani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›