Rama e Meta marrin mbështetje për statusin
BRUKSEL- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po ashtu edhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta kanë marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit, ku kanë marrë mbështetje për statusin e vendit kandidat.
PS njoftoi se kryetari, Edi Rama ka marrë mbështetjen e socialistëve europianë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kreu i LSI-së, Meta ka pohuar se Shqipëria ka bërë progres vitin e fundit, ndaj dhe meriton marrjen e statusit kandidat nga Bashkimi Evropian. Meta ka theksuar nevojën e vazhdimi të zgjerimit të BE-së, pasi sipas tij forcohet stabiliteti.
Në takimin e liderëve të Ballkanit ka qenë i pranishëm edhe Komisoneri për Zgjerimin në BE Stefan Fyle.