E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama e kaloi klonin tani radha e Berishes

Zhvillimet politike kane hyre ne nje faze interesante tashme. Nga kembengulja drastike kutite ose ik kreu i opozites zbuti qendrimet ne menyre graduale per te mberritur tek oferta e papritur vetem kutite e materialeve zgjedhore dhe me fletet e votimit beni cte doni. Nga paralajmerimet ogurzeza per kryengritje noliane me katundare e punetore per te rrezuar me cdo mjet e cmim pushtetin e Berishes vetem e vetem per te rinumeruar votat zoti Rama zbriti tek qendrimi i mosdhenies se dakordesise nese fletet e votimit digjen reagimit te ashper politik por vetem kaq. Ky qendrim i zotit Rama mund te duket i papritur per shume mbeshtetes fanatike te opozites te cilet shikojne te Rama njeriun kokeforte i vetmi qe mund ti dilte perpara Berishes qe kishte hipotekuar nderkohe kokefortesine si mjet i arritjes dhe mbajtjes se pushtetit. Por me shume se per socialistet pozicioni i ri i Rames duket i papritur per vete Berishen. Deri dje kryeministri ishte kapur fort pas zbatimit te Kushtetutes dhe ligjit dhe e kishte gati pergjigjen ndaj opozites sa here nga selia roze artikulohej kerkesa per hapjen e kutive te votimit. Te zbatohet Kushtetuta ndash perseriste ne menyre te vazhduesve zoti Berisha i bindur se kishte perballe nje njeri qe nuk do te hiqte dore kurre nga kutite e fleteve te votimit. Berisha ka qene vertet komod perballe nje opozite agresive dhe me kerkesa qe binin ndesh me Kushtetuten pasi ai ne kete menyre kishte argumente per te mbrojtur qendrimin e tij statik. Madje ai vete dhe media prane tij kane theksuar me force dhe i kane komentuar si terheqje deshtime e madje paburreri zbutjet e toneve te politikes se Rames vetem e vetem qe ta provokonte ate qe te mos levizte nga llogorja.

Por tashme kemi nje realitet krejtesisht tjeter.

Ka disa arsye per te besuar se perse Rama zbehu strategjine e tij te forces.

1- Per afro dy vjet me protesta e mjete te tjera ai nuk arriti ti marre asgje Berishes.

2- Ne perpjekjet titanike te Brukselit dhe Strasburgut per zgjidhjen e krizes Rama u identifikua ne menyre te barabarte pergjegjes po aq sa edhe Berisha per moszgjidhjen e krizes. Togfjaleshi qeveri - opozite ishte pjese e cdo raporti e cdo deklarate dhe konference ne Bruksel dhe Rama nuk mund ta mbante dot deri ne zgjedhje kete bashkepergjegjesi.

3- Disa duan te besojne se Rama lexoi nga nje kendveshtrim tjeter progres-raportin e Komisionit Europian qe shoqeroi edhe vendimin per mosdhenien e statusit te vendit kandidat dhe ky ishte nje reflektim prej nje politikani perendimor.

4- Por mund te jete edhe arsyeja qe Rama nuk po shikonte drite ne tunelin e paralajmerimeve pa fund per protesta. Ndoshta per kete arsye se fundi selia roze zhvendosi mikrofonin e aleances ne nje tjeter zyre dhe ku lajmetaret e protestave edhe me frymen e Dukatit nuk jane me anetare te selise roze por aleate pa ndonje peshe publike.

5- Dueli mes Rames e Berishes kishte marre konotacione teresisht personale dhe ishte shnderruar ne nje ndeshje deshesh qe perplasin briret derisa njerit ti thyhen. Ne keto kushte kur Berisha ka fituar statusin e te fortit Rama mund te kete vendosur te ndryshoje strategji pasi ne fund te fundit te besh politike do te thote qe murit mund ti biesh edhe nga anet kur nuk e can dot me koke.

Me gjithe arsyet qe cuan ne kete realitet e rendesishme eshte se tashme kemi nje hap te madh per te shkuar drejt fundit te kesaj krize e cila prej me shume se nje vitit e gjysme na ka ngrene kohe energji vemendje para e padyshim duke prodhuar nje kosto te madhe administrative dhe integruese.

Edi Rama reduktoi kerkesat e tij dhe i hoqi Berishes armen e madhe te berjes se transparences vetem ne respekt te Kushtetutes. Pikerisht tani duhet te jete Berisha qe duhet te beje levizjen e radhes i cili gjithsesi nuk ka shume alternativa. Rama thuajse ia ka zhveshur atij parzmoren e demagogjise se veprimit vetem ne emer te Kushtetutes dhe ligjit. Ndaj dhe Berisha duhet te beje nje levizje te matur dhe te forte ai duhet te heqe dore nga manovrat sikurse jane edhe shenjat e para dhe te materializoje vullnetin per hapjen e kutive te materialeve zgjedhore dhe vazhdimin e reformes zgjedhore.

Po tu referohemi nxitimeve per te kontestuar qendrime te meparshme te opozites qe sipas shumices cenonin Kushtetuten konstatimi i pare tregon per nje vonese ne reagimin e maxhorances. Ndersa deklarata sporadike paralajmerojne futjen e debatit ne nje loje fjalesh si ato te tipit e tha me shkrim apo me goje. Gjithsesi cfaredo qendrimi qe te mbaje maxhoranca dhe personalisht Berisha kreu i opozites e kaperceu klonin dhe doli nga dyshja e pergjegjesise per zgjidhjen e krizes politike. Gjate gjithe angazhimit te tij faktori nderkombetar nuk mundi asnjehere te vendose gishtin se tek kush anonte pergjegjesia me e madhe duke qendruar ne rolin e nje arbitri qe i fajeson paralelisht nderluftuesit. Gjithmone ka pasur nje zone gri ku si mekatet te drejtat dhe pergjegjesite e paleve intervenonin dhe mbivendoseshin duke prodhuar ate realitet mbi te cilin ne shqiptaret e paangazhuar politikisht akuzonim me gjithe te drejten e Zotit te dyja palet per kostot qe prodhoheshin. Por tashme Rama ka dale nga kjo zone gri ai e ka pastruar territorin e tij dhe Berisha eshte ai qe ka radhen. Te zbatoje angazhimet mbi hetimin e materialeve zgjedhore dhe te mbylle perfundimisht odisene e nje krize historike politike apo te nise nga akrobacite per tiu shmangur edhe ketij detyrimi. Dhe nese ndodh kjo e fundit atehere nuk do te kete me bashkefajesi por nje dhe vetem nje pergjegjes dhe ai do te jete jo maxhoranca por personalisht zoti Berisha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›