Rama falënderon grevistët: Shpreh mirënjohje

Tiranë, 19 maj, NOA Ju shpreh mirënjohjen e thellë për kurajon dhe këmbënguljen dhe mbi të gjitha pasionin, që u bëtë pjesë e kësaj rruge të vështirë. Kjo mirënjohje është për ata të cilët nuk i janë ndarë kësaj proteste të pandalshme. Por edhe për të gjithë ata që na kanë ndjekur, duke u bërë pjesë e kësaj rruge secili me mundësitë e tij.
Kështu është shprehur, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, në protestën e radhës së opozitës para godinës së Kryeministrisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e grevës së urisë, si edhe protestave të opozitës në tërësi.
Kjo është rruga e vështirë e së vërtetës që bie ndesh me trysninë e pushtetit, ku mbahet peng demokracia shqiptare, e cilësoi ai nismën ekstreme të grevës së urisë të ndërmarrë nga protestuesit e opozitës.
Sipas tij, kjo është rruga e vështirë e një kapërcimi historik, nga kapitulli rraskapitës i zgjedhjeve të deformuara dhe të kontestuara, në një kapitull të ri të zgjedhjeve të lira e demokratike, pjesë e rrugës së Shqipërisë si gjithë Evropa.
Kemi përjetuar në këtë rrugë të stërmundimshme, situata nga më të vështirat, mes shpifjeve dhe sulmeve nga të katër anët, por edhe momente ngazëllyese kur ëndrrat dhe shpresat tona u derdhën në këtë bulevard për lirinë e votës. Trupat e grevistëve treguan se idealet në këtë vend nuk kanë vdekur dhe as janë katandisur në fjalë boshe, tha më tej kryesocialisti në fjalën e mbrëmjes së sotme që është duke mbajtur aktualisht para grevistëve.
Duke përfunduar se këta grevistë kanë bërë për të gjithë ne diçka madhështore, për të cilën, ne të gjithë u përulemi me mirënjohjen dhe respektin më të madh.
Kanë bërë diçka të paharrueshme për kujtesën opozitare të këtij vendi, nga fletët e kujtesës së demokratizimit të këtij vendi, që koha do ta kthejë në vlerë të këtij vendi, tha Rama ... (vijon).
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")