E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama fshihet sa të shkruhet skenari për 100 milionët

10-01-2013 / Gazeta 55

Edi Rama vijon të mbetet në ilegalitet, sa kohë s’ka peshuar akoma se si do të përgjigjet ndaj deklaratës së pasurisë së gruas së tij, ku përfshihen 100 milionët dhuratë. Kryetari i PS e di se procesi i hetimit të origjinës së parave të tij dhe të gruas së tij është vetëm në fillim, prandaj edhe po hesht, sa të zbulojë ndonjë formulë justifikimi, që të minimizojë disi dëmin që po i shkaktohet nga zbulimi i mekanizmit se si po pastrohen paratë e trashëguara prej vitesh si sheik i Bashkisë së Tiranës

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama po zgjat qëndrimin jashtë vendit duke refuzuar kështu përgjigjen për 100 milionët anonimë që i janë dhuruar bashkëshortes së tij, Lindita Rama. Zyrtarët e lartë të PS ndjehen të hutuar përballë kësaj forme heshtjeje, që flet më shumë seç duhet, për miratimin e “logjikës së dhuratave”.
Kreu i opozitës i ka marrë kohë kohës për të përpiluar një strategji daljeje nga kjo kapje e dukshme në flagrancë. Edi Rama e ka të qartë se procesi i hetimit të origjinës së parave të tij dhe të gruas së tij është vetëm në fillim, prandaj edhe po hesht, sa të zbulojë ndonjë formulë justifikimi, që të minimizojë disi dëmin që po i shkaktohet nga zbulimi i mekanizmit se si po pastrohen paratë e trashëguara prej vitesh si sheik i Bashkisë së Tiranës. Edhe dalja e informacioneve se po ndërton një shtëpi futuriste në Dajt shton edhe më shumë nevojën për të transparencë të financave të politikanit që ka qeverisur për 13 vjet, Ministri, Bashki dhe Parti. 
Domosdoshmëria e zbardhjes së pasurisë reale të kreut të opozitës është një nevojë për të instaluar një moral pretendentëve për kryeministër të vendit.
Në çdo vend të botës gjendja financiare jo vetëm e kryeministrit, por dhe liderit të opozitës është në fokus së mediave. Një shembull i freskët është interesimi i mediave gjermane për financat e  kreut e opozitës gjermane, Peer Steinbrück. Kandidati i së majtës gjermane për Kancelar është vënë në syrin e kritikave të mediave gjermane për shkak të pasurisë së tij, të vënë në mënyrë jo normale, me konferenca dhe honorarë të majme nga Korporata të mëdha. Madje, në përgjigje të kësaj partia Socialdemokrate do të propozojë në ditët në vijim një projekt ligj për të zbardhur të hyrjet dytësore të deputetëve të Bundestagut, në mënyrë që të demaskojnë fitimet jo liberale. Pra, siç shikojmë edhe në Gjermani është i qartë problemi me hyrjet dytësore të politikanëve.
Hyrjet dytësore të Edi Ramës janë të njohura prej deklarimit të pasurisë së gruas së tij, e cila në saktësimin e pasurisë në ILDKP jep të dhëna për dy kontrata huaje, (pra, borxh) pa interes nga të persona të tretë në shifrat totale 70 mijë, të këmbyera janë 100 milionë lekë kesh. Këto miliona para janë dhënë borxh Lindita Ramës nga xhymert anonimë për të pasur Edi Rama një jetesë të standardeve më të larta.
Këto  hyrje dytësore të çiftit “Rama” me patjetër duhet të hetohen nga institucioni që e ka detyrim ligjor këtë punë. Ky institucion është në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, i cili në ligjin e ri të miratuar saktësohet se, “Subjektet e përcaktuara në nenin 3 të këtij ligji detyrohen të deklarojnë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe në inspektoratet e ulëta, brenda datës 31 mars të çdo viti, gjendjen deri më 31 dhjetor të vitit paraardhës të pasurive, burimet e krijimit të tyre, si dhe të detyrimeve financiare si më poshtë: dh) detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë, të shprehura në lekë ose në valutë të huaj”.
Për këtë arsye ligji i ri për ILDKP-në e detyron këtë institucion që të hetojë pasurinë e Lindita Ramës, edhe në lidhje me këto 100 milionë lekë që gjenden në dorë të saj. Sigurisht ligji detyron zonjën Rama që të deklarojë se cili është burimi i këtyre të ardhurave. Ndërsa kreu i PS duhet të heqë dorë nga zhurmimi i akuzave, me përfaqësimin në media me një të arratisur nga drejtësia, si Taulant Balla. Edi Rama duhet të jetë në Tiranë për t’u përballur me publikun dhe të deklarojë sa më shpejt të jetë e mundur pasurinë e tij reale.
Qytetarët kanë të drejtë të njohim gjendjen financiare të kreut të opozitës, ish-ministrit të MTKRS, ish-Kryebashkiakut që pretendon se është i virgjër dhe nuk jeton për para.

Pyetja e Ditës: Ç’lidhje ka xhepisti Barjaba me pallatin e gruas së Ramës

PD: 7 pyetje për Edi Ramën, të tregojë të ardhurat e bashkëshortes. Selia blu i përgjigjet sërish deklaratave të kreut të PS: A përdorni ju ndonjë dosje hetimi për trafik droge të zëdhënësit tuaj për ta detyruar të shpifë çdo ditë me gojën tënde?

Partia Demokratike ka reaguar sërish dje ndaj deklaratave të PS-së për të ardhurat e familjarëve të kryeministrit. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi i parashtroi një sërë pyetjesh kreut të PS-së, Edi Rama në lidhje me të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes Linda Basha. “Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë këtyre ditëve nga resorti luksoz ku po kalon pushimet dimërore, mori në mbrojtje me të gjitha mënyrat Sekretarin e Partisë Socialiste për Çështje Sociale Kosta Barjaba i cili u arrestua në flagrancë tek vidhte së bashku me të shoqen, kjo e fundit këshilltare dhe zëdhënëse e këshilltarëve të Partisë Socialiste në Bashkinë e Tiranës dhe punonjëse në selinë e Partisë Socialiste dhe vajzën e tij studente në Universitetin e Stanfordit. Në mbrojtje të xhepistit ordiner Barjaba, z. Rama u deklaroi shqiptarëve se ai kishte kryer një gjest të papranueshëm, cenimin e pronës private prej 238 dollarësh dhe se sipas z. Rama, Barjaba nuk qenka problemi i Shqipërisë. Bazuar në këtë qëndrim të z. Rama, Partia Demokratike fton shqiptarët t’i shtrojnë këto pyetje kryetarit të PS-së Edi Rama: Cili është burimi i 100 milion lekëve të huas pa interes që zonja Lindita Basha ka deklaruar në ILDKP? A është e lidhur kjo shumë me veprimtari të përbashkëta me Barjabën? Për ç’arsye kjo shumë nuk është transferuar nëpërmjet bankave? A janë këto 100 milionë lekë para të pastra të tatuara apo para të fshehura e të lara? A mund të bësh transparencën para publikut historikun e pallatit të Linda Bashës? Leja për pallatin ishte apo jo në konflikt interesi dhe a janë zbatuar kërkesat e ligjit në rastin e pallatit të bashkëshortes tënde dhe nëse ky pallat apo leja  e ndërtimit ishin pajë e ndonjërit partner prej jush? Bashkëshortja jote Lindita Basha, sa projekte ka përfituar nëpërmjet Kosta Barjabës dhe a ka ndarë me të shuma të këtyre projekteve?”, deklaroi zëdhënësja e PD.
Selia blu shton më tej se, “Edi Rama për më se dy javë me radhë, nxjerr zëdhënësin e tij të paguar për të shpifur për të ardhura të familjarëve të kryeministrit të realizuara nga: veprimtari profesionale, mësimdhënie, botime, qira apartamentesh, trashëgimi familjare, burime tërësisht të ligjshme lehtësisht të verifikueshme të deklaruara në çdo qindarkë, në tatime të kalura të gjitha nëpërmjet sistemit bankar të deklaruara në çdo qindarke në ILDKP dhe të verifikuara nga ky institucion. Për më se dy javë me radhë, nxjerr zëdhënësin tënd të paguar për të shpifur për të ardhura të familjarëve të kryeministrit të realizuara nga: Veprimtari profesionale, mësimdhënie, botime, qira apartamentesh, trashëgimi familjare, burime tërësisht të ligjshme lehtësisht të verifikueshme të deklaruara në çdo qindarkë, në tatime të kaluara të gjitha nëpërmjet sistemit bankar të deklaruara në çdo qindarke në ILDKP dhe të verifikuara nga ky institucion. Pyetjet tona janë këto: Përse nuk lejon shpifësin tënd të paguar të paraqitet para trupit gjykues për të faktuar shpifjet e porositura nga ti dhe... A përdorni ju ndonjë dosje hetimi për trafik droge të zëdhënësit tuaj për ta detyruar të shpifë çdo ditë me gojën tënde? Në rast se ju z. Rama keni nevojë për ndihmë për përgjigje të hapura ndaj këtyre pyetjeve, ne edhe mund t’ju ndihmojmë!”, përfundon deklarata për shtyp e Partisë Demokratike.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›