Rama fton Berishen Kryeministri Takohemi qe sot

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se është gati ta takojë orët në
vazhdim ose të martën pasdite, kryesocialistin Edi Rama për të diskutuar
për ligjet e kërkuara nga KE, duke theksuar se nuk do të pranojë në
asnjë mënyrë që në tryezë të diskutohet çështja e Fierit.
"Jam gati të diskutojmë për çdo amendim për ligjet. Jam gati të ulemi në tryezë sot pasdite ose nesër pasdite, duke qenë se paraditja e të martës ka të tjera impenjime në axhendën time", u shpreh Berisha.
Kryeministri kërkoi që do të ishte e udhës që takimi të zhvillohej pasditen ose mbrëmjen e sotme me qëllim që Parlamenti më pas t'i kalonte tre ligjet e kërkuara nga Brukseli, duke cuar kështu edhe një sinjal tepër pozitiv për vendin.
Rama fton Berishën për takim të martën
Kryetari i opozitës Edi Rama fton Kryeministrin Sali Berisha që të takohen të martën në orën 10.00, në prani të të gjithë forcave parlamentare dhe medias.
Rama propozon që kjo tryezë të zhvillohet në hotel 'Sheraton', me shpresën për të gjetur me dialog dhe mirëkuptim daljen nga situata e krijuar.
"Pas tre apelesh të përsëritur publikë të kryetarit të opozitës në adresë të shumicës parlamentare dhe pas një sërë thirrjesh televizive të kryeministrit - ku ky i fundit ka shprehur gatishmërinë “për t’u takuar në çdo orë dhe vend për të çuar përpara integrimin”, Rama fton publikisht për takim qysh nesër kryetarin e Partisë Demokratike", thuhet në njoftimin e bërë publik pak caste më parë nga selia rozë.
Berisha fton Ramën
Ishte Kryeministri Sali Berisha, ai i cili ftoi fillimisht kete te hene kryetarin e opozitës Edi Rama që të ulet në bisedime për të shqyrtuar, propozuar dhe vendosur çdo amendament në lidhje me tre ligjet që kërkon Komisioni Evropian, për të dhënë më pas rekomandimin final të statusit të vendit kandidat.
"Status do të thotë çlirim i fondeve të mëdha për Shqipërinë, projekteve të mëdha për vendin tonë dhe hapje dyersh. Ftoj Ramën që të ulet në bisedime dhe për këtë jam gati në çdo moment deri mesnatën e sotme. Nuk ndërtohet historia me bllokime, me inate dhe duke mbrojtur interesat personale", u shpreh Berisha.
Duke theksuar se miratimi i këtyre ligjeve është shumë i rëndësishëm, Berisha theksoi se për Fierin tashmë është dhënë një propozim për mocion besimi për të gjithë këshilltarët, në të kundërt le të pritet gjykimi me themel i kësaj çështjeje.