Rama fton deputetët në Surrel, batuta dhe dolli fshatçe
Pas seancës së djeshme, kryeministri Edi Rama ka ftuar deputetët e tij në një darkë në kompleksin "Chateau Rexhekri" në Surrel, fshatin ku banon tashmë kryetari i PS-së.
Në darkë ka munguar deputeti Ben Blushi, që ka nisur betejë frontale me Ramën.
Sipas Panoramës, në darkë kanë vërshuar batutat dhe dollitë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve Pandeli Majko dhe Bashkim Fino.
Majko i ka kërkuar Ramës që siç e kërkon zakoni, tani që është bërë banor fshati, duhet të zbatojë dollitë në tavolinë, si zot shtëpie.
Kaq ka mjaftuar dhe kanë vërshuar dollitë mes Ramës, Finos dhe Braçes.
Gjatë darkës, Rama ka pasur vlerësime për grupin parlamentar, edhe për oponencën që kanë bërë ndaj ligjeve të qeverisë.
Ai ka vlerësuar krerët e komisioneve, duke e nisur nga kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj.
Vlerësime ka pasur edhe për Erion Braçen, Arta Daden dhe Eduard Shalsin.