Rama fushate ne zonat e Elbasanit

Kreu i PS, Edi Rama ka zhvilluar pasditen e së mërkurës një takim
elektoral me banorët e Cërrikut, të cilëve u ka premtuar ndryshimin
përmes skuadrës së Rilindjes të prezantuar prej tij.
“Skuadra e Rilindjes për Elbasanin, e përbërë nga Alfred Peza, Musa Ulqini, Taulant Balla, etj, do t’ju përfaqësojë denjësisht”, ka deklaruar Rama. Lideri i opozitës ka ftuar banorët e Cërrikut që më 23 qershor të votojnë për Partinë Socialiste, në mënyrë që të shmangin atë që ai e ka quajtur “vazhdimin e rrënimit”. “Më 23 qershor duhet të marrim tek kutia e Zgjedhjet 2013KE: Liria e medias, e rëndësishme KQZ, vendim për zgjedhjet e pjesshmeFushata me kaseta në TV votimit edhe një tjetër që nuk ka votuar. Më 23 qershor është zgjedhja mes rrënimit të mëtejshëm dhe Rilindjes”, ka shtuar Rama. Rama: Fshati si në mesjetë Më herët gjatë ditës, Rama ishte në Fushë-Labinot, ku situatën në të cilën ndodhet fshati sot e përmblodhi me dy fjalë: rrënim dhe braktisje. Përballë këtij konstatimi, kreu i PS-së u tha banorëve të kësaj zone se qeveria e ardhshme socialiste është e vendosur për t'ia kthyer vëmendjen fshatit. "Nuk ka ujë, nuk ka ujë, nuk ka ujë. Pastaj Saliu reagon si i fyer, 'c'është kjo mesjetë, nuk jemi në mesjetë ne jemi në NATO', etj. Nëse raporti është siç është sot, që s’ka ujë për t’u larë dhe vaditur dhe kur be shi përmbytesh, sigurisht që këtu jemi në një gjendje mesjetare. Këneta në Korçë ka dalë prapë. Është shfaqur prapë. Në Vlorë është rishfaqur zona malarike, është bërë mushkonja për ta marrë Saliu në koalicion. U bë legjendë çdo fushatë, të gjitha partitë premtojnë prej 20 vjetësh se do të sjellin ujë, por uji është këtu. Në programin tonë kemi përcaktuar 160 milionë dollarë për ujin në parcelë", tha Rama. Sipas Edi Ramës, infrastruktura rrugore duhet të jetë në funksion të fshatit, sikurse edhe nevoja e një pakete që do të mundësojë uljen e kostove të prodhimit. “Dy gjëra themelore nuk do shtrojmë, rrugë që mbeten rrugëve. Me qeverinë që i detyron kompanitë dhe i zhyt nëpër borxhe të tmerrshme për ato rrugë që i kanë lënë rrugëve pa asnjë cilësi. E dyta, ata nuk planifikojnë rrugë të lidhura me prodhimin, që të nxisin ndërtimin e rrjetit të kalimit të prodhimit dhe më pas edhe rrjetin e grumbullimit dhe shpërndarjes së prodhimit. Po kur kalben prodhimet? Po kur rrijnë prodhuesit e shkretë dhe arrijnë ta japin prodhimin e tyre me çmime të paimagjinueshme? Praktikisht iu shkojnë kot sepse nuk ka asnjë organizimin dhe asnjë strukturë për t’i qëndruar në krah fshatit. Vota e 23 qershorit ka një kuptim shumë të qartë, kush e do pushtetin në qafë le ta mbajë, kush do një qeveri në krah, që hallet tuaja të jenë dhe hallet tona dhe problemet tuaja të jenë dhe problemet tona, votoni PS dhe kështu do të ndodhë”, shtoi Rama. / Top Channel