E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama heq kangjellat rrethuesetek godina e kryeministrisë

TIRANE-  Hiqet gardhi rrethues i kryeministrisë. Prej orës 12: 53. Punonjësit e mirëmbajtjes së godinës së kryeministrisë po heqin gardhin rrethues i cili u vendos pas ngjarjeve të 14 shtatorit të 1998, 2 ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit kur u sulmua godina e kryeministrisë dhe Sali Berisha, atëherë kryetari i PD-së tentoi të marrë pushtetin me dhunë.  

Fillimisht në 1998 nga kryeministri i atëhershëm Fatos Nano u vu gardh me tela me gjemba, në 2004 gardhi u bë me hekura.

Heqja e gardhit me hekura është pjesë e ndryshimeve që kryeministri i ri Edi Rama me të marrë qeverinë po bën me godinën e kryeministrisë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›