E Premte, 6 Nëntor 2026

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Me rastin e Ditës së Europës, Delegacioni i Bashkimi Europian në Tiranë organizoi një ceremoni në kuadër të “Javës së Europës”, ku përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe europiane riafirmuan përkatësinë dhe aspiratën europiane të Shqipërisë.

Në aktivitetin e zhvilluar nën logon “Open Space” mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë historike dhe politike të projektit europian për shqiptarët, si edhe progresin e vendit në procesin e integrimit.

Rama u shpreh se procesi i anëtarësimit në BE kërkon përpjekje dhe reforma të vazhdueshme, ndërsa nënvizoi rëndësinë e vlerësimit teknik nga Komisioni Europian.

“Nuk ka një garanci të shkruar që unë do ja dal që në pesë vjet të marr diplomën e universitetit pavarësisht se sa unë do përpiqem për ta marrë. Jo, ti e ke aty mundësinë, por duhet të përpiqesh!

Sponsorizuar

Dhe ne e kemi të shkruar, nuk është diçka e imagjinuar, por është e shkruar dhe nuk është e shkruar nga ne, por është e shkruar nga Komisioni Europian dhe e diskutuar bashkarisht, një kalendar shumë ambicioz për të mbyllur negociatat dhe përsëris, për ne është e rëndësishme në radhë të parë çfarë thotë Komisioni Europian, sepse Komisioni Europian shikon procesin në mënyrë teknike dhe objektive. Nuk e shikon në mënyrë politike dhe subjektive.

Ndërkohë që subjektiviteti i shteteve anëtare është i padiskutueshëm dhe i pavënshëm në pikëpyetje, sepse është në të drejtën e çdo shteti anëtar që të ketë subjektivitetin e vet dhe të kërkojë të bëjë pyetje. Kështu që, ne e kemi me Komisionin. Kur Komisioni thotë “Shqipëria i ka plotësuar” për ne detyra është kryer dhe presim të kalojmë në fazën tjetër dhe ndërkohë natyrisht ne vazhdojmë punën në të gjitha drejtimet, sepse kjo nuk është thjesht çështje e këtyre detyrave, kjo është një çështje e zbatimit të ligjit, kjo është një çështje e çdo aspekti të jetës së vendit, kjo është një çështje e reformave dhe e mënyrës se si ato implementohen”, deklaroi Rama. a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›