E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama i jep dorën e fundit listës, kreu i PS takon drejtuesit e qarqeve, diskutime për emrat nga diaspora

Prej orës 08:30 të mëngjesit në selinë rozë kanë nisur diskutimet për emrat potencialë që mund të vijnë nga Diaspora për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Pas një analize pune të gjatë mbi kandidatët, vulën do ta vendosë kryesia e Partisë Socialiste e cila do të mblidhet rreth orës 18:00, ndërsa kryesocialisti Edi Rama ka nisur takimet kokë më kokë  me secilin drejtues politik  prej orës 14:00 të kësaj të mërkure.

Sa i takon emrave të mundshëm që priten të rreshtohen në listë të mbyllur, të sigurt janë vetëm drejtuesit politik të qarqeve.

Kryesocialisti Edi Rama është  shprehur se skuadra do të përbëhet në shumicën e saj me figura të reja, përfshirë platformën ‘Deputeti që duam’ nga ku gjithashtu do të dalin emra që do të kandidojnë në listë të mbyllur.

Ndërsa deputetët që kanë më shumë se 1 mandat në parlament do të duhet të luftojnë për të fituar sa më shumë vota për veten dhe Partinë Socialiste./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›