E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama i shkruan Bashës për “lajmin e vdekjes”: Mos e prish gjumin, ty të marrin të keqen!

Një lajm i rremë ka qarkulluar në media ku thuhej se Lulzim Basha kishte humbur jetën në një aksident automobilistik.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar me ironi kryeministri Edi Rama.

“Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen”-shkruan Rama përbri lajmit.

View this post on Instagram

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Kujtojmë që lajmi u përgënjeshtrua nga vetë Basha, i cili ka theksuar se lajmi është i pavërtetë dhe ka siguruar publikun se është gjallë e mirë.

“Ndoshta disa do të trishtohen, por, ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik. Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.”-ka shkruar Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›