E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama i shkruan Berishes Ti japim fund krizes te hetojme vetem materialet



Eljona Ballhysa
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne perpjekje per ti dhene fund krizes politike ne vend i ka derguar dje nje leter kryeministrit Berisha te cilit i kerkon fillimin e menjehershem te hetimit te zgjedhjeve duke garantuar se PS-ja ka hequr dore nga kerkesa per hetimin e fleteve te votimit. Letren e tij Rama ia ka derguar edhe presidentit te KE-se Barroso komisionerit per Zgjerimin Fyle kreut te partive te majta europiane Martin Shulz si dhe kreut te partive te djathta europiane Zhozef Doll. Ne kete leter Rama ka shprehur bindjen se vetem transparenca e zgjedhjeve te kaluara do te krijoje nje klime te tille qe ti hapet rruga realizimit te reformave te tjera te rendesishme per vendin.
Letra
Ne krye te letres se tij Rama ka shprehur shqetesimin per tejzgjatjen e krizes politike. I nderuar zoti Berisha Jemi shume te shqetesuar per zgjatjen dramatike te krizes per shkak te mungeses se gatishmerise se qeverise per te pranuar zgjidhjet e ofruara nga ana jone sikunder nenvizohet edhe ne opinionit e Komisionit Europian e kemi pare te udhes edhe njehere ne emer te interesave te vendit e ne funksion te axhendes europiane te tij tju bejme nje oferte te re. Kjo oferte bazohet mot-a-mot ne Rezoluten e Parlamentit Europian dhe une vete Jua kam dorezuar ate ne formen e nje projekti te firmosur nga mbi 30 deputete te opozites per ngritjen e menjehershme te nje komisioni hetimor per zgjedhjet me shumice nga opozita e nen drejtimin e opozites me nje mandat te plote hetimi per kutite e materialeve zgjedhore. Pa perfshire fletet e votimit - e sqaron Rama Berishen ne letren drejtuar atij. Me tej kryesocialisti garanton se me nisjen e punes se komisionit hetimor PS-ja do ti jape fund marredhenies se kushtezuar me Parlamentin.
Pra sikunder e kemi bere tashme publike per hir te kompromisit te domosdoshem qe duhet ti jape fund krizes politike te vendit ne nuk i kerkojme fletet e votimit per kete hetim. As nuk e kushtezojme marredhenien tone te metejshme me Parlamentin me fatin e fleteve te votimit pavaresisht opinioneve krejt te ndryshme qe kemi per kete ceshtje si per shume ceshtje te tjera - ka shkruar Rama. Ai ka sqaruar se me fillimin e procesit te transparences Partia Socialiste eshte e gatshme te behet pjese e procesit te reformes zgjedhore. Ska dyshim se me te filluar permes ketij hetimi procesi i transparences se shkalles se zbatimit te ligjit ne zgjedhjet e shkuara ne jemi gati te nisim edhe dialogun per reformen e re zgjedhore. Ne besojme se vetem transparenca e zgjedhjeve te shkuara krijon per reformen e re bindjen e arsyeshme se nuk behet fjale thjesht per te pasur nje ligj me te mire ne leter sic ka ndodhur njezet vjet me radhe pas zgjedhjesh pa standarde europiane por nje ligj qe do te zbatohet me mire se me pare ne realitetin e zgjedhjeve ne Shqiperi. Sepse permes kesaj transparece palet do te deshmojne per here te pare vullnetin per te hetuar zbatimin e nje ligji kaq themelor per bashkejetesen demokratike te shqiptareve si edhe duke hapur per te ardhmen kapitullin e transparences se pakushtezuar pas zgjedhore e cila do te jete nje garanci e madhe per riperteritjen e besimit te cdo zgjedhesi te vlera e votes se tij - eshte shprehur kryesocialisti. Ai ka shprehur bindjen se Berisha do ta pranoje kete kompromis duke i dhene fund ne kete menyre krizes politike ne vend. Duke shpresuar qe Ju nuk do ta zvarritni me tej zgjidhjen e krizes dhe ne emer te interesave te vendit do ta pranoni kompromisin qe e zgjidh ate Ju uroj pune te mbare - perfundon letra e liderit te opozites.

Pergjigjja
Berisha PS-ja ti dergoje propozimet ne rruge institucionale

Kryeministri Berisha ne pergjigje te letres se kryesocialistit Rama eshte shprehur dje se ai dhe maxhoranca qe ai drejton jane ne pritje te propozimeve konkrete ne rruge institucionale ne lidhje me ceshtjet e ngritura nga opozita. Ai siguroi se maxhoranca mbetet e hapur dhe e perkushtuar per te trajtuar cdo propozim te opozites me seriozitet dhe ne perputhje te plote me Kushtetuten dhe legjislacionin ne fuqi. Kete deklarate kreu i qeverise e beri dje gjate nje takimi qe zhvilloi me zevendessekretaren e Pergjithshme te Keshillit te Europes Maud de Boer Buquichio. Gjate ketij takimi kryeministri gjithashtu vuri ne dukje oferten e maxhorances qe opozita te kete te drejten e hartimit te amendamenteve te Kodit Zgjedhor ne perputhje me rekomandimet nderkombetare me kushtin e vetem qe ato te jene te certifikuara nga Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR-i. Ai e njohu zonjen Buquichio me oferten e fundit bere opozites ne lidhje me te drejten e kesaj te fundit per te propozuar kandidate per Avokatin e Popullit. Zonja Maud de Boer Buquichio nga ana e saj e pergezoi kryeministrin Berisha per arritjen e madhe per Shqiperine dhe shqiptaret liberalizimin e vizave dhe theksoi se ky vendim eshte nje hap i rendesishem drejt integrimit te vendit ne Bashkimin Europian. Zevendessekretarja e Pergjithshme e Keshillit te Europes vleresoi reformat dhe masat e ndermarra nga qeveria shqiptare ne luften kunder korrupsionit dhe shprehu gatishmerine dhe mbeshtetjen e Keshillit te Europes per te bashkepunuar edhe ne te ardhmen me qeverine shqiptare me qellim thellimin e reformave ne kete fushe. Zonja Buquichio rikonfirmoi vullnetin e Keshillit te Europes per vazhdimin dhe thellimin e bashkepunimit me qeverine shqiptare me fokus te vecante ne konsolidimin e reformave legjislative ne perputhje me standardet e Keshillit te Europes ne fushen e drejtesise ne luften kunder korrupsionit dhe ne forcimin e shtetit ligjor.

Topi Institucionet shteterore jane te angazhuara te permbushin standardet e BE-se

Presidenti Topi ka pritur dje ne nje takim zevendessekretaren e Pergjithshme te Keshillit te Europes Maud de Boer Buquichio. Gjate ketij takimi presidenti Topi shprehu kenaqesine per kete takim me zevendessekretaren e Pergjithshme te Keshillit te Europes pikerisht ne keto momente te rendesishme te zhvillimit qe po perjeton vendi yne si suksesi i arritur nga shoqeria dhe institucionet shqiptare me liberalizimin e vizave te Shqiperise me Bashkimin Europian po ashtu dhe perballjen me pergjegjesite per te realizuar me sukses te gjitha reformat dhe kriteret e kerkuara integruese. Ne kete kontekst presidenti Topi pasi vuri ne dukje se ndjeshmeria jone ndaj Keshillit te Europes vazhdon te mbetet e larte beri nje panorame te pergjithshme ecurise se proceseve integruese ne vend dhe perpjekjeve te shtetit shqiptar per konsolidimin e shtetit ligjor dhe te institucioneve demokratike forcimin dhe efikasitetin e luftes kunder korrupsionit. Ne shprehim mirenjohjen tone per gjithe vemendjen dhe ndihmesen e vazhdueshme qe kemi marre nga Keshilli i Europes gjate gjithe rruges sone te integrimit ne BE - vuri ne dukje kryetari i shtetit duke shprehur bindjen se shqiptaret institucionet e shtetit tone jane maksimalisht te angazhuara dhe do te arrijne ti deshmojne Bashkimit Europian permbushjen e standardeve te kerkuara dhe vlerat e tyre me te larta qytetare dhe shoqerore. Ne kete drejtim presidenti Topi vuri ne dukje rolin pozitiv te Shqiperise ne rajon dhe ndjekjen e nje politike te moderuar dhe efikase ne drejtim te rritjes se bashkepunimit paqes dhe qendrueshmerise ne Ballkan.

24 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›