E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama i shkruan Berishës: Mendohu mirë për 18 Marsin!

Tiranë, 16 mars, NOA 18 marsi duhet të jetë dita e një konsensusi historik për një hetim që nuk synon ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve në tavolinë dhe as delegjitimin e parlamentit të dalë prej tyre, por vetëm çmontimin e mekanizmit të korrupsionit që ka kapur sistemin e administrimit zgjedhor në Shqipëri.

Me një ftesë të tillë për konsensus mbi nismat e paraqitura nga Partia Socialiste në Kuvend, kreu i selisë rozë, Edi Rama, i është drejtuar sot kryetarit të mazhorancës, Sali Berisha.

Ashtu siç ka bërë edhe herë të tjera në momente kyçe për zhvillimet politike në vend, Rama, e ka bërë këtë përmes një letre, në radhët e së cilës i ka kërkuar Berishës të mos ketë frikë nga hapja e kutive dhe të bëjë pjesën e tij, pasi opozita e bëri të sajën duke paraqitur propozimet e saj për hetimin parlamentar.

Letra e Ramës është shkruar në një moment kur dështoi në komisionin parlamentar të Ligjeve dialogu mes dy palëve për amendimet mbi hetimin parlamentar.

E duket se ai ka preferuar ti drejtohet personalisht rivalit të tij politik, duke tentuar ta ndërgjegjësojë vetëm dy ditë para seancës plenare kur pretendohet të zhvillohet edhe debati final për hapjen apo jo të kutive të 28 qershorit.


Më poshtë, letra e plotë e kreut të PS, Edi Rama, drejtuar kreut të PD, Sali Berisha:


Zotit Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë

Për dijeni: Përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar në Shqipëri

Tiranë 16 mars 2010

Zoti Kryeministër,

Do të kisha dashur sot tJu shtrëngoja dorën për kurajon, por fatkeqësisht nuk mund tJu shpreh veçse keqardhje për frikën Tuaj nga e vërteta që gjendet në kutitë e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Do të ishte dashur shumë që sot Komisioni i Ligjeve të kishte hapur rrugën e zgjidhjes së problemit të rëndë që ekziston jo mes meje e jush, as edhe mes partive a kampeve tona politike, po mu në mes të rrugës që ndan të shkuarën me të ardhmen europiane të Shqipërisë, ku prej njëzet vjetësh nuk bëhen dot zgjedhje të lira, të ndershme, të pakontestueshme, si në çdo vend tjetër europian.

Do të donin të gjithë shqiptarët padyshim, por edhe të gjithë miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë, që Kuvendi i Shqipërisë të jepte në datën 18 mars një provë urtësie e vullneti politik për ta zgjidhur krizën e vet duke dalë me një krejt tjetër përfundim nga ky i sotmi i Komisionit të Ligjeve lidhur me nismën tonë.

Ndaj edhe Ju shkruaj me shqetësim të madh sot, në vigjiljen e 18 marsit, kur të gjithë, brënda e jashtë Shqipërisë, dëshirojnë ligjërimin e një marrëveshjeje dinjitoze që i jep vendit drejtimin e daljes nga kriza politike dhe vetë parlamentit një frymëmarrje të re demokratike.

Vetëm duke u ngritur mbi ndjeshmëritë dhe interesat që mbajnë mbyllur rrugën e transparencës së plotë e të pakushtëzuar të zgjedhjeve dhe duke vënë interesin e vendit e të popullit sovran në themelin e një marrëveshjeje mes palëve, e cila do ta kthente në ligj, jo vec për sot po përgjithmonë, të drejtën e transparencës së zgjedhjeve përmes hetimit parlamentar, ky Kuvend do të hynte në historinë e demokracisë sonë jo si parlamenti pa të ardhme i Ruzhdies, po si parlamenti i ndarjes përfundimtare me standartet zgjedhore të Ruzhdies.

Këto standarte, absolutisht të papranueshme për një vend anëtar të NATO-s dhe aspirant për Bashkimin Europian, deformuan shumëkund si në Ruzhdie zgjedhjet e 28 qershorit dhe kërcënojnë ta kthejnë në një lojë të paravendosur procesin zgjedhor në Shqipëri.

Ky është një kërcënim i patolerueshëm për fatin e demokracisë e të shtetit ligjor në këtë vend ku një tjetër lojë e paravendosur kundër lirisë së zgjedhjeve na mbajti pesëdhjetë vjet larg Europës, ndërkohë që njëzet vjet liri nuk kanë mjaftuar ende për të bërë zgjedhje si në Europë a të paktën si në vendet e tjera të rajonit të trazuar ku jetojmë. Përfshirë edhe Kosovën që, megjithëse vetëm dy vjet shtet, zgjedh lirisht e garanton transparencë për zgjedhësit e saj.

Vrasja e besimit të qytetarëve tek zgjedhjet dhe shkrirja përfundimtare e kufirit mes shtetit e pushtetit, adresuar si shqetësim serioz edhe në raportin e OSBE/ODHIR-it, do të ishin rrjedhojat më imediate të moshetimit të plotë e të pakushtëzuar të shtrirjes së fenomenit Ruzhdie në procesin zgjedhor.

Ja pse këtë letër zoti Kryeministër duhet ta konsideroni një ftesë për ta kthyer 18 marsin në ditën e një konsensusi historik për një hetim që, siç e kemi pohuar pareshtur, nuk synon ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve në tavolinë, as delegjitimimin e parlamentit të dalë prej atyre zgjedhjeve të korruptuara, por vetëm çmontimin e mekanizmit të korrupsionit që ka kapur sistemin e administrimit zgjedhor në Shqipëri, siç e tregon rrënqethshëm prova e kutisë së Ruzhdies.

Hetimi që ne kërkojmë nuk ka të bëjë me të shkuarën, po vetëm me të ardhmen, sepse çlirimi i zgjedhjeve të ardhshme nga korrupsioni mund të bëhet vetëm përmes transparencës së zgjedhjeve të shkuara.

Kutitë duhet të hapen jo për të rinumëruar votat, por për të hetuar numërimin në një proces ku sipas vetë OSBE/ODHIR-it në një të tretën e tij numërimi ka qenë i keq dhe shumë i keq, si edhe dokumentacionin zgjedhor ku, ashtu si në Ruzhdie, janë bërë në një numër shumë kritik rastesh manipulime që nuk duhet të përsëriten kurrë më.

Kuvendi duhet të vihet në punë jo për të dubluar institucione të tjera apo për tiu mbivendosur pushtetit gjyqësor, sic Ju argumentoni pa asnjë bazë ligjore duke kundërshtuar kërkesën tonë, po për të hetuar si është implementuar Kodi Zgjedhor dhe sa është zbatuar në përgjithësi ligji gjatë zgjedhjeve të qershorit 2009. E këtu lejomëni të besoj se nuk është e vështirë të ndajmë bashkë bindjen që jo mungesa e ligjeve të shkruara, po moszbatimi i ligjeve që kemi përbën problemin më të madh të Shqipërisë në rrugën drejt Europës. E dimë të gjithë, në letër kemi një shtet me ligje që shkruhen sipas standarteve europiane, në realitet një shtet prej letre shumë larg standarteve europiane. Eshtë koha të zbatojmë ligjet që shkruajmë dhe ti shkruajmë ligjet për ti zbatuar zoti kryeministër.

Përveçse një funksion i natyrshëm i organit suprem ligjvënës, ky që na refuzohet prej më shumë se gjashtë muajsh është një obligim jo vec kushtetues e ligjor, po edhe moral, etik e qytetar për një parlament ku opozita, si njëra prej dy shtyllave ku mbështetet legjitimiteti i tij, kërkon transparencë të plotë në sytë e të gjithëve sot për të garantuar siguri të plotë për të gjithë nesër.

Vetëm kështu mund të përmbushim plotësisht objektivin e përcaktuar ligjërisht të kontrollit parlamentar për hetimin mbi një çështje të veçantë me interes publik.

Vetëm kështu ky hetim, i mbështetur plotësisht mbi Kushtetutën e Republikës sonë, do të përmbushë jo vetëm të drejtën e ligjshme, po edhe detyrimin tonë të përbashkët karshi zgjedhësve:

a) Për të verifikuar zbatimin e legjislacionit gjatë një procesi zgjedhor kaq të dyshimtë e të kontestuar.

b) Për të identifikuar problemet që lypsen zgjidhur për të ardhmen duke propozuar ndryshimet përkatëse ligjore.

c) Për të hedhur dritë mbi përgjegjësitë eventuale për moszbatimin e ligjeve në fuqi, të cilat, bash ashtu sic e përcakton ligji për hetimin parlamentar, Komisioni Hetimor ia con për ndje

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›