E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama inspekton punimet në shkollën “Edith Durham”: Godina e 48 arsimore e Tiranës Europiane

Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të shtunë  kantierin e punimeve në shkollën “Edith Durham” së bashku me kryetaren e deleguar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Teksa kryeministri Rama komplimentoi punonjësit e ndërtimit për punimet mbresëlenëse deri tani, u shpreh se kjo është “godina e 48 arsimore e Tiranës Europiane, që do të ketë kushte dhe standarde bashkëkohore.

“Sapo u bëra një kompliment këtyre se kanë bërë një punë të pabesueshme me betonin, nivel i lartë shumë. Këtu paskeni punuar shkëlqyeshëm këtu lart. Është një lloj pune me beton që është spektakolare. Shumë pastër. Është ambicioze shumë. Keni bërë një punë fantastike. Është shumë impresionuese.” – iu drejtua ai ndërtuesve.

Nga ana  e saj Ristani deklaroi se shkolla pritet të bëhet funksionale më 15 shtator të këtij viti.

“Shkolla ‘’Edith Durham’’, një nga shkollat më krenari e kryeqytetit, e hapur që në 1945, me rikontruksion  në 2003 dhe që atëherë nuk ishte prekur shtesa sepse ka pasur shumë kërkesa. Kapaciteti i nxënësve këtu ka qenë shumë i madh, nga  36 nxënës me dy turne. Ajo që bëjmë është që po rindërtohet e gjitha që nga kati -0 që do funksionojë për shërbimet teknike, deri tek 3 nivele, ku kapaciteti i klasave dyfishohet për të njëjtët numër nxnësish, por shmanget tërësisht turni i dytë. Kjo shkollë funksionoi edhe si rezervë për gjithë rikonstruksionin e “Emin Durakut’’ këtu afër. Ajo që do të ndodhë  është që këtu jemi në dy objektet e para, dhe pastaj do të vijojmë me objektin e tretë që do të krijojë gjithë këtë harkun që ju shikoni. Ajo që është e re, megjithëse numri i nxënësve nuk do të shtohet po të gjithë do të jenë në një turn.” – shpjegoi kryetarja e deleguar e Bashkisë Anuela Ristani – duke iu referuar projektit të shkollës, të ekspozuar në hyrje të kantierit.

Nga një godinë me dy kate, shkolla e re do të ndërtohet me katër kate, njëri prej të cilëve nëntokë dhe do të shërbejë për të mbajtur bazën materiale, pa ngushtuar hapësirat për fëmijët.

Tre katet e tjera të godinës do të jenë të aksesueshme përmes ashensorit, duke lehtësuar edhe lëvizjen për fëmijët me aftësi të veçanta.

Një tjetër hapësirë e rëndësishme e shkollës së re, do të jetë edhe palestra, e cila mund të përdoret edhe nga banorët i Njësisë 5.

Ndërtim i shkollës 9- vjeçare do të plotësojë jo vetëm ambientet e mësim dhënies, por do të përmirësojë ambientet sportive dhe nuk do ketë më mësim pasdite.

Shkolla pas rikonstruktimit do të ketë një sipërfaqe të dyfishuar, prej 6 mijë metrash katrorë, si dhe 36 klasa të ndryshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›