E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama ironizon Berishën për pronat e Kishës Ortodokse: Përçartje madhështore fare


TIRANË, 28 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste  ironizoi sërish sot me bufin e kënetës, deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Përçartje madhështore fare…”, shkruan Rama, ndërsa publikoi në rrjetet sociale një video me buf, ku dëgjohen deklaratat e djeshme të kreut të PD-së për pronat e Kishës Ortodokse.

Në një komunikim me mediet dje, Berisha ngriti akuza mbi tjetërsimin e pronave të Kishës Ortodokse.

Kryeministri Rama ka ironizuar në vijimësi deklaratat e kreut të PD-së përmes bufit të kënetës, një specie sipas tij, që “konsiderohet shumë armiqësore ndaj diversitetit”.

/m.m//a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›