Rama ironizon deklaratat e Berishës: Muhabet kënete

TIRANË, 20 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ironizoi sërish sot me bufin e kënetës, deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Muhabet kënete”, shkruan Rama, ndërsa publikoi në rrjetet sociale një video me tre bufë, ku dëgjohet kreu i PD-së që shprehet se “mangësitë nuk duhet të na errësojnë atë që kemi para”.
Kryeministri Rama ka ironizuar në vijimësi deklaratat e kreut të PD-së përmes bufit të kënetës, një specie sipas tij, që “konsiderohet shumë armiqësore ndaj diversitetit”.
/m.m//r.e/