E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama jep lajmin e mirë nga Britania për emigrantët: Do ndërmarrim së shpejti nismën ligjore për regjistrimin e të gjithë fëmijëve që u regjistruan si kosovarë

Kryeministri Edi Rama dha lajmin e mirë gjatë fjalës së tij në takimin me shqiptarët e diasporës që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Rama: Edhe disave prej jush ju është dashur të fshihni identitetin e tyre. Disa ende sot kalojnë vështirësi burokratike për regjistrimin e fëmijëve. Do ndërmarrim së shpejti një nismë ligjore për regjistrimin e të gjithë fëmijëve të prindërve që u regjistruan si kosovarë në Angli, do vijojnë përpjekjet diplomatike për të mundësuar të gjithëve ju që keni një kohë rikthimin e emrit të babës dhe nënës në të gjitha rastet që ju e dëshironi këtë.

Sot është kollaj të thuhet se ata abuzuan me sistemin e këtushëm duke ndërruar emrin dhe ndërtuar një jetë më të mirë, vetë ndarja mes refugjatëve politikë dhe ekonomikë, në çdo kohë është vetëm një mjet për të justifikuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›