Rama kërkon sërish dialog: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama kërkoi sërish sot dialog me studentët dhe pedagogët që vijojnë protestën, duke publikuar pamje nga përpjekjet e tij për të zhvilluar bisedime përpara Kryeministrisë.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm, Rama u shpreh se një ditë më parë thirrja për dialog ishte përballur me dhunë.
“Dje dialogu mori përgjigjen e dhunës. Sot dialogu është këtu përsëri”, u shpreh kryeministri.
Më pas, Rama publikoi pamje ku shfaqen pedagogët dhe protestuesit duke hedhur sërish karriget e vendosura përpara Kryeministrisë, ndërsa kërkuan dorëheqjen e tij.
“‘Pedagogët’ erdhën sot përsëri…”, shkroi Rama krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.
/gj.m/j.p/r.e/