Rama kërkon votën në Selanik, mesazh nacionalistëve grekë: “Vorio Epiri” term i vdekur

Kryeministri Edi Rama iu rikthye takimeve me emigrantët në Greqi. Këtë herë ai zgjodhi Selanikun për të bashkëbiseduar me shqiptarët
Mes brohorimave e nisi fjalimin me një kritik për qeverinë Greke, e cila bllokoi për disa orë në doganë ekipin e gazetarëve shqiptarë, që ishin nisur për të ndjekur nga afër takimin me emigrantët shqiptarë.
“U shpreh keqardhjen gazetarëve nga Shqipëria, që u bllokuan për disa orë në kufi, për arsye të panjohura për ne, por duhet të falënderoj ministrin e jashtëm grek për ndërhyrjen e tij dhe zhbllokimin një situate absurde që kurrë si ka ndodhur dhe s’mund ti ndodhë për asnjë arsye asnjë gazetari grek në kufirin hyrës të Shqipërisë.”
Rama falënderoi 8 nga mësuesit e parë të rinj të Gjuhës Shqipe në Greqi.
“Janë këtu në Selanik 8 nga 50 mësuesit e parë të rinj të Gjuhës Shqipe, me të cilët Ministria jonë e Arsimit do të lidhë një kontratë pune për të ju mësuar gjuhën tonë amtare vogëlushëve shqiptarë të Greqisë. Janë 8 gra.”
Kryeministri u tregua i prerë kur foli për nacionalistët Grekë.
“Të organizuar në një protestë të ardhjes time për të takuar me ju me fletushka qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur VorioEpir, që kanë bërë kërcime këto ditë ndaj meje që më krijojnë vetëm keqardhje. VorioEpir është term i vdekur me kohë dhe vakt, ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të qarqeve të individëve të dalë boje këtyre anëve”
Shefi i ekzekutivit u ishte i drejtpërdrejt më emigrantët shqiptarë dhe nuk nguroi tu kërkonte atyre mbështetje për një mandat të katërt
“Tanimë ua them me plot gojën, se në pranverën e ardhshme u kërkoj votën tuaj nga Greqia, për ta bërë Shqipërinë, e 2030 anëtare me të drejta të plota në BE. Për t’i dhënë Shqipërisë të njëjtën mundësi që ju shqiptarët e Europës i kenë dhënë familjeve tuaja, mundësinë që të përfitojë nga të gjitha të mirat e të jetuarit brenda familjes së BE.”
Kryeministri Rama provoi të binde emigrantët shqiptarë në vendin fqinj se drejtësia është çliruar nga ndikimi i pushtetit.
“Sot po fshin hap pas hapi edhe llum nga ai i zullumpit shumëvjeçar të politikës. E ardhmja jonë në BE është e gjitha në duart tona për ta afruar në harkun e 5 viteve të ardhshme”
Duke theksuar se marrëdhënia Shqiptaro-Greke është burim miqësie dhe jo konfliktesh, Rama u bëri thirrje shqiptarëve të Greqisë të kthehen dhe të investojnë në vendin e tyre, pasi sipas tij të ardhurat do të jenë edhe më larta./vizionplus.tv