E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama kokë më kokë 90 minutanë takim me Guvernatorin e BSH

Të tjera rreth shkrimit Braçe:Uroj të ketë marrë përgjegjësitë  TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama vazhdon takimet me drejtuesit kryesorë të institucioneve para se të marrë drejtimin e qeverisë në shtator.
 
Në orën 11:00 Rama nisi takimin me Ardian Fullanin, guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Takimi, për mbajtjen e të cilit njoftoi zyra e shtypit e PS-së, zgjati deri rreth orës 12:30 dhe pas tij nuk pati asnjë njoftim mbi çfarë u diskutua më shumë se një orë mes tyre. 

Nuk pati as dhe një postim në Twitter, siç bëri Rama pas takimeve, me presidentin Bujar Nishani, dhe kryeprokurorin Adriatik Llalla, javën e kaluar. 
 
Pak ditë më parë në Asamblenë Kombëtare të PS-së Rama foli për një auditim ndërkombëtar të financave të shtetit brenda një viti për të bërë një pasqyrim real të situatës financiare në Shqipëri.

Zyra e shtypit e PS-së informoi gjithashtu, se nesër do të mblidhet Grupi i PS-së për herë të parë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Në kuvendin e ri PS do të ketë 65 mandate.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›