Rama, kontratë profesioniste me KoblenzTrajneri Rapolder çmoi aftësitë e shqiptarit: “Rama i tregoi aftësitë e tij individuale dhe mund të bëjë ‘super Dinge’ (super gjëra) me topin”.

Renaldo Rama, talenti më i ri shqiptar në Gjermani, tashmë është pjesë e skuadrës së njohur të Tus Koblenz në Bundesliga 2. Sulmuesi 19-vjeçar, i rritur te akademia e Olimpiakosit i Pireut në Greqi u ble nga Gramozi i Ersekës. Rama nënshkroi një kontratë, që përfundon më 30 qershor 2010.
Trajneri Rapolder çmoi aftësitë e shqiptarit: “Rama i tregoi aftësitë e tij individuale dhe mund të bëjë ‘super Dinge’ (super gjëra) me topin”.
Rama gjatë një ndeshje miqësore shënoi dy gola dhe dha dy asiste, ndërkohë që ishte edhe në fokusin e Hanoverit, pas fjalëve të mira edhe nga Altin Lala.
Sipas faqes zyrtare të klubit, Rama do të mbajë numrin 16 në fanellë. Rama së fundi luajti edhe për fanellën e ekipit Kombëtar U-21 në ndeshjen Maqedoni-Shqipëri 0-3, të luajtur më 11 nëntor 2008 në Ohër.
E Marte, 03 Shkurt 2009