E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama krah Ismail Qemalit uron Vitin e Ri: Me këmbë të mbarë 2025

TIRANË, 1 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka uruar Vitin e Ri 2025 për të gjithë shqiptarët.

Rama ndau në rrjete sociale një video të realizuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet krah Ismail Qemalit, i konsideruar si Babai i Kombit. Në video shquhet kryeministri Edi Rama, i cili i paraqet ismail Qemalit ndryshimet e shumta që ka pësuar vendi ynë.

Rama shfaqet duke ecur në Tiranë dhe në Sheshin e Flamurit në Vlorë. Ndërkohë në sfond, në sheshin ku Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi në vitin 1912, shihet jo vetëm flamuri shqiptar, por dhe ai i Bashkimit Evropianë, si dëshmi e afrimitetit të vendit tonë me familjen e madhe të BE.

“Mirëmëngjesi. Nga Ismail Beu dhe unë e me këmbë të mbarë 2025″është mesazhi i kryeministrit Rama.

/a.f/

1 nga 5

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›