Rama, letër të hapur Berishës: Konsensus deri në 18 mars
Në letër kreu i Partisë Socialiste thekson se mazhoranca duhet t’i hapë rrugë hetimit, i cili do të bënte që Kuvendi të mos hynte në histori si parlamenti i Ruzhdies, por si parlamenti i ndarjes përfundimtare nga standarde të tilla si ai në fshatin e Fierit. “Hetimi nuk ka të bëjë me të shkuarën, as me prekjen e vendimeve të gjykates, por me të ardhmen. Sepse çlirimi i zgjedhjeve të ardhshme nga korrupsioni mund të bëhet vetëm përmes transparencës së zgjedhjeve të shkuara”, shkruan kreu socialist në letrën e tij.
Sipas kreut opozitar, hetimi i zgjedhjeve të 28 qershorit është në përputhje me Kushtetutën dhe gjithashtu do përmbushte të drejtën dhe detyrimin e përbashkët të dy forcave të mëdha përballë zgjedhësve. Duke e konsideruar vendimin e sotëm të Komisionit të Ligjeve si mungesë të vullnetit për t’i dhënë drejtim zgjidhjes së krizës, Rama shkruan se opozita shpreson që Kuvendi t’i japë fund situatës politike në vend, duke dalë me një tjetër përfundim në datën 18 mars.
“Ndaj ju shkruaj me shqetësim të madh sot në vigjiljen e 18 marsit, kur të gjithë brenda e jashtë Shqipërisë dëshirojnë ligjërimin e një marrëveshjeje dinjitoze që i jep vendit drejtimin e daljes nga kriza politike dhe vetë parlamentit një frymëmarje të re demokratike” shkruhet në letër.
Rama fton kryeministrin Berisha ta konsiderojë letrën e tij si një ftesë për të kthyer 18 marsin në ditën e konsensusit historik, që siç shprehet ai, do t’i japë fund njëherë e përgjithmonë mekanizmit të korrupsionit që ka përfshirë prej 20 vitesh sistemin zgjedhor në Shqipëri. “Në të kundërt, - mbyll letrën Edi Rama, - Partia Socialiste do të radikalizojë qëndrimin e saj deri në largimin përfundimtarë të qeverisë”.