E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, diaspora në fokus të diskutimeve. Zbardhen porositë

Prej afro një orë, kryeministri Edi Rama mblodhi drejtuesit politikë të qarqeve në selinë rozë.

Diaspora ishte në fokusin e diskutimeve, ku kryetari Edi Rama kërkoi angazhim të takimeve me emigrantët si dhe regjistrime teksa po afron afati për aplikimet në PER.

Ndërkaq, në mbledhjen e grupit të PS është diskutuar rreth rendit të ditës së parlamentit të enjten.

Sipas PS, ende nuk ka ardhur një emër për avokatin e popullit nga opozita./abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›