E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

Më 23 dhe 24 gusht, kryeministri Edi Rama ka thirrur në vilat qeveritare në Pogradec ministrat, drejtuesit politikë dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, në një takim ku pritet të analizohet puna e secilit prej tyre dhe të përcaktohen prioritetet për muajt në vijim.

Retreat-i i socialistëve nis të dielën me çështjet e partisë dhe të Parlamentit. Në orën 11:30, drejtuesit politikë dhe kryetarët e komisioneve parlamentare pritet të marrin vërejtjet dhe porositë e kryeministrit.

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, një nga sfidat kryesore për mazhorancën pritet të jetë reforma territoriale, e cila ka hasur në kundërshtime dhe rezistencë politike. Në axhendë pritet të jetë edhe reforma zgjedhore, si dhe miratimi i një sërë ligjesh që lidhen me përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Parlamenti pritet ta nisë sesionin e ri në një klimë të tensionuar politike, ndërsa socialistët duhet të përgatiten paralelisht edhe për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Në takimin dyditor në Pogradec pritet të diskutohen gjithashtu performanca e drejtuesve dhe objektivat e mazhorancës për periudhën e ardhshme.m.k

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›