Rama mbledh drejtuesit vendore te se majtes

Edi Rama nuk dha ndonje koment lidhur me kete takim, por kryetari i Bashkise se Vlores, Shpetim Gjika, eshte shprehur se tema e diskutimit mes tyre ka qene mbi projektligjin qe zhvendos nje prej taksave me te rendesishme nga bashkia drejt qeverise.
Para mediave, kryetari i Bashkise se Vlores, Shpetim Gjika, tha se “ne jemi te shqetesuar qe ky qendrim vjen per shkak te mosperqasjes politike te vendit qe perfaqesojme ne, ne keto bashki, ne raport me qeverisjen qendrore. Kjo mosperqasje nuk duhet te kaloje ne kurriz te investimeve qe jane per qytetaret tane, te cilet na kane votuar dhe qe i perfaqesojme”.
Duke kritikuar qeverine, ai theksoi se “keto iniciativa te ekzekutivit shqiptar bien ndesh me politiken e autonomise vendore dhe ne jemi mbledhur sot ne nje takim dhe i bejme thirrje qeverise qe te mos kujtoje qe ne do te kthehemi ne nje ndermarrje komunale ne varesi te Kryeministrit te Shqiperise, por do te vazhdojme te pershkallezojme qendrimet tona per te garantuar me ato qe na jep Kushtetuta”.