Rama mbledh kryesinë e Partisë Socialiste

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e të hënës kryesinë e PS dhe drejtuesit politikë.
Mbledhja e zhvilluar në selinë rozë zgjati gati 2 orë. Kjo mbledhje ishte e para për vitin e ri 2025, i cili është edhe vit zgjedhor, pasi më 11 maj mbahen zgjedhjet parlamentare. Këtë vit për herë të parë do të votojnë dhe shqiptarët e diasporës, nga vendet ku jetojnë. Në këtë kuadër më 11 janar nis procesi i regjistrimit të emigrantëve që duan të marrin pjesë në votime.
Në media raportohet se gjatë mbledhjes së kryesisë, kryesocialisti Rama ka komunikuar edhe ndryshimin e drejtuesit politik të PS në qarkun Kukës. Nga Pandeli Majko, që e mbante këtë pozicion deri më sot, drejtimi politik i qarkut të Kukësit tashmë i është besuar Eduard Shalsit, ndërsa Majko kthehet në Tiranë.
PS mbledh kryesinë - Foto: Florian Abazaj 1 nga 6/r.e//a.f/