Rama mbledh ministrat e PS

24 orë nga bërja publike e emrave të ministrave, kryeministri i zgjedhur Edi Rama zhvilloi në selinë e PS takimin e parë konsultativ me disa prej tyre.
Takimi ka zgjatur për më shumë se një orë dhe mësohet se Rama u ka lënë një sërë detyrash ministrave të rinj. Burime nga PS deklaruan se kryeministri i ardhshëm u ka kërkuar ministrave nisjen menjëherë nga puna për ndërtimin e kabineteve respektive, përfshirë bërjen kujdes në krijimin e strukturave për çdo ministri. Një ditë më parë Edi Rama tha se: “Ne duam që qysh në ditën e parë të fillojmë të qeverisim, jo të njihemi me punën që kemi përpara”. Kryeministri i ri i vendit u shpreh se: “Është e udhës që të gjithë ministrat të marrin detyrat paraprake dhe të njihen me përmbajtjen e punës së tyre, të mendojnë dhe pastaj të punojnë bashkarisht për ato ndarje që i duhen bërë dikastereve ekzistuese”. Në funksion të kësaj ka shërbyer edhe takmi i së enjtes, për të cilin ministrat e rinj socialistë nuk kanë bërë asnjë koment për gazetarët. Në këtë takim Rama priti vetëm ministrat socialistë dhe jo ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Burime nga PS bëjnë me dije se deri në betimin e qeverisë së re takime të tilla konsultative do të jenë të shpeshta me të gjithë anëtarët e kabinetit. Qeveria e ardhshme do të ketë një zv/kryeministër, 16 ministri dhe 3 ministra shteti pa portofol. Kabineti i ri: Kryeministër Edi Rama Zëvendëskryeministër, Niko Peleshi Ministër i Financave, Shkëlqim Cani Ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri Ministre e Mbrojtjes, Mimi Kodheli Ministër i Jashtëm, Ditmir Bushati Ministre e Integrimit Europian, Klajda Gjosha Ministër i Drejtësisë, Nasip Naço Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj Ministër i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti Ministër i Shëndetësisë, Ilir Beqja Ministre e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj Ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro Ministër i Mjedisit, Lefter Koka Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito Ministër për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi / Top Channel