E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama mbledh sot qeverinë në Dajt

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në Dajt një mbledhje të zgjeruar me anëtarët e kabinetit qeveritar dhe drejtues të organeve të varësisë.

Të pranishëm në mbledhje janë edhe kryetaret e komisioneve, kryetarja e kuvendit, nënkryetari i Kuvendit, kryetari grupit parlamentar në PS, si dhe drejtorët e institucioneve në varësi të kryeministrit.

Takimi do të jetë me dyer të mbyllura dhe do të nisë në orën 10:00 deri në orën 18:00, bëjnë të ditur burime për mediet.

Në mbledhjen e sotme pritet të diskutohet mbi përgatitjet për sesionin e ri parlamentar, por edhe mbi strategjitë për vitin zgjedhor që po afron.

Në fokus të takimit pritet që të jetë analiza e punës së deritanishme dhe vendosja e objektivave për muajt në vazhdim.

Ndërsa më 8 shtator, do të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të bëhet një riparim i thellë i strukturave të partisë, duke përfshirë konfigurimin e Kryesisë së PS, Sekretariateve dhe drejtuesve politikë socialistë të qarqeve.

Ky proces do të përcaktojë planin e aksionit të partisë për vitet në vazhdim dhe do të japë një pamje më të qartë për strategjitë zgjedhore dhe organizimin e brendshëm të PS-së.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›