E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama me Manjën: Beteja e tuneleve mes Murrizit dhe Llogorasë

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot një foto me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja në plazhin e Livadhit në Himarë.

Rama u shpreh se ka një betejë mes tuneleve të Murrizit dhe Llogorasë.

“Në Livadh, Himarë, beteja e tuneleve mes Murrizit dhe Llogorasë, ku dibrani në krahun tim i thotë vlonjatit në pasqyrën e ajfonit, “Gzoju për verë me tunelin 2 or ka Tirona, se erdh 31 dhjetori e do t’marr n’Dibër t’shofësh ça osht gzimi dimrit nji or larg Tirone”, shkruan Rama.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila ndoqi dje nga afër ecurinë e punimeve segmentit rrugor Ura e Cerenecit – Peshkopi u shpreh se, “ky dhjetor i 2024-ës do të jetë edhe përfundimi tërësor i Rrugës së Arbrit, duke mbyllur tunelin e Murrizit”.

Balluku theksoi se, “tashmë jemi drejt përfundimit atje të armatimit të të gjithë tunelit, janë 400 metrat e fundit dhe me përfundimin e armatimit pjesa tjetër e punimeve, elektromekaniket, shtrimi i bazës dhe gjithçka tjetër nuk janë më problem për ne”.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›