E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama me banorë të njësisë nr 4: Që të kemi shumicë të plotë, na duhet çdo votë

Në interval kohe të njëjta por me tematikë dhe vendodhje të ndryshme nga rivali i tij politik, kreu i socialistëve Edi Rama i ka mëshuar rëndësisë së garantimit të standardeve zgjedhore. Gjatë takimit me banorë të Njësinë Nr.4 në Tiranë, Rama përsëriti rëndësinë historike të daljes në votime me 23 qershor.

Këto zgjedhje duhet të jenë të paprekshme, pamanipulueshme dhe të pacenueshme. Ne tani duhet të bindim çdo shqiptarë të mos rrijë në shtëpi, por të shkojë tek kutia e votimit, të mos nisët vetëm, por të marrë me vete dikë që ska votuar më parë, nga kafeneja apo fqinjin- tha kreu i PS-së.

Duke ju referuar alternativës së kundërshtarit politik, Rama u shpreh i bindur se më 23 qershor do votohet origjinali dhe jo kopja.

Dje ju thashë që do na kopjojë sot e ka bërë ka dalë në natyrë, mirë bën se merr edhe ajër. Na vjen shumë mirë se jemi të vetëdijshëm që më 23 qershor shqiptarët do votojnë origjinalin, jo kopjen, tha ai.

Gjatë prezantimit të alternativës për një Rilindje të vendit, Rama ftoi cdo shqiptar ti bashkohet projektit të PS për të ndaluar imprtin e plehrave, taksën e sheshtë dhe rritjen e krimit.

Sot të bindim cdo shqiptar që më 23 qershor të mos rrijë në shtëpi por të marrë me vete edhe dikë tjetër që nuk ka shkuar të votojë më 23 qershor. Mos nguroni të votoni aleancën tonë. Duke shkuar të votoni jepni kontribut që të ketë rilindje, duke ndenjur në shtëpi i dorëzoheni rritjes së mëtejshme të papunësisë. Duke ndenjur në shtëpi pranoni regjimin e taksës së sheshtë, pranoni sistemin që cdo e drejtë është e drejtë që blihet. Votoni që të ndalni menjëherë importin e plehrave, duke ndenjur në shtëpi i dorëzoheni krimit, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›