Rama me banorët në Orikum: Do tu kthejmë pronarëve tokat e grabitura
Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar axhendën elektorale me zonën e tij elektorale, qytetin e Vlorës. Pas takimit me banorë të Noveselës, të cilëve Kryesocialisti u bëri thirrje të mos japin asnjë votë për kandidatët e pavarur, ai u ndal në Orikum, në një bashkëbisedim me banorë të asaj zone. Çështja e pronës ka dominuar të gjithë diskutimin, ku Rama garantoi banorët se do tu kthejë pronarëve cdo pronë të grabitur padrejtësisht, dhënien e çertifikatave të pronësisë për fermerët si dhe legalizime për banesat e tyre.
Ne nuk mendojmë se pronat e shqiptarëve duhet të grabiten nga më të fortët. Rilindja nuk vjen pa zgjidhur çështjen e pronës. Duhet zgjidhur në tre drejtime: 1) Pronarët do të marrin atë që ju takon dhe as sa është e mundur të marrin sot, në këtë çullurdi. 2) Në do ngremë transparencë dhe fuqiplotë me mandatin e Kuvendit, për kthimin dhe kompensimit të pronave dhe do bazohemi tek arkivi origjinal dhe do shohim tërë lesh e li që bëri Saliu si president bashkë me të tjerë. Familjet me origjinë malore vijnë në bregdet dhe ju të bregdetit mbeteni me gisht në gojë. Do i kthejmë popullit shqiptar pronat e marrë pa të dejtë sidomos në bregdet. Do kthejmë ato prona që një herë janë paguar paraardhësit dhe nuk mund të marrin pronën për të cilën janë paguar njëherë e një kohë. Do kthejmë pronat në barë të ligjit jo të albitraritetit. Do kthejmë pronat ose do i kompensojmë. Port a kenë të qarta se at dhe familjet e tyre marrin atë që u takon. Do japim certifikatën e pronës atyre që u takon. 3) Legalizimet. Nuk do lemë njerëzit që kanë ndërtuar shtëpi për të strehuar fëmijët e tyre që të vijojnë të rrinë me ajër me strehë dhe pa shtëpi. Do i japim titullin e pronësisë, premtoi Rama.