Rama me kryebashkiakët e bregdetit: Të ndalim dallgën e ndërtimeve pa leje
Të ndalet një orë e më parë dallga e ilegalitetit në vijën bredetare të vendit nga veriu në jug. Kjo ka qenë thirrja që kreu i PS, Edi Rama, ka lëshuar për kryebashkiakët dhe deputetët socialistë të zonave bregdetare, gjatë një mbledhje të organizuar pasditen e sotme në ambjentet e Hotel Tirana.
Çështja e administrimit të territorit dhe ajo e ndërtimeve pa leje, ishin dhe dy pikat e nxehta të parashtruara nga Kryesocialisti, për të cilat kërkoi opinione nga bashkëbiseduesit për të shkuar drejt ndërmarrjes së masave konkrete sapo qeveria e ardhshme të nisë nga puna në shtator.
Jemi për të diskutuar domosdoshmërinë e një ndërhyrje të një emergjence për disa cështje që kanë ndjeshmëri të madhe publike dhe pengojnë zhvillimin normal të vendit. Po e nis nga e para për të kërkuar opinionet tuaja, cështjen e administrimit të territorit, ka ankesa për ozuprime dhe privatizime të padrejta të territoreve. Ka plot raste kur njerëzit ankohen për gardhe dhe mure që pengojnë territorin e plazhit. E dyta, është gjendja skandaloze e ndërtimeve pa leje në gjithë vijën bregdetare nga veriu në jug, e që në këtë periudhë kanë marrë një hov të jashtëzakonshëm për pasojë të këtij vakumi në periudhën e ndërrimit të qeverisë. Ndërtime pa leje që kanë pësuar rritje edhe për shkak të moskordinmit të punës mes qeverive vendore dhe asaj qëndrore. Duhet të ndalim një orë e më parë këtë dallgë ilegaliteti. Këto dy cështje janë pikat më të nxehta për diskutim, mund të ketë dhe cështja të tjera që do dalin gjatë diskutimit tha Rama.
Kryesocialisti kërkoi nga Kryebashkiakët të ndjekin shembullin e aksionit në Vlorë, për të filluar që tani prishjen e ndërtimeve pa leje në gjithë vijnë bregdetare të vendit.